Të paktën 27 mijë banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre gjatë natës, nga zjarr masiv i cili nisi dhe po përhapet shumë shpejt në Kaliforninë jugore.
Zjarrfikësit paralajmëruan se zjarri ishte duke u përhapur me një shpejtësi shumë të madhe, duke bërë që ata ta kenë të pamundur kontrollin dhe shuarjen e tij.
I favorizuar nga era, deri më tashmë zjarri ka djegur 12, 500 hektarë në çështje orësh.
Gjithashtu një person ka humbur jetën në një aksident duke u përpjekur ti largohet zjarrit, ndërsa një zjarrfikës është plagosur.
Sipas autoriteteve nga zjarri janë shkatërruar 150 shtëpi dhe më shumë se 260 mijë persona janë pa energji elektrike.