Departameni Amerikan i shtetit ka urdhëruar Rusinë të mbyllë konsullatën e saj në San Francico, si dhe pakësimin e personelit në ambasadën e Rusisë në Uashington dhe në konsullatën e saj në New York.
Administrata e Presidentit Donald Trump njoftoj se këto veprime erdhën si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë për zvogëlimin e stafit diplomatik të SHBA-së në Rusi muajin e kaluar.
Moska shkurtoi stafin diplomatik amerikan këtë vit si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA, duke kërkuar një reduktim prej 755 vetash.