Muri do të jetë i gjatë rreth 3.200 km
Presidenti i SHBA Donald Trump rikthen në axhendën e tij ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikës. Ky premtim i bërë nga Trump gjatë fushatës së tij elektorale do të konkretizohet sot me firmosjen e një urdhri ekzekutiv për ndërtimin e një muri rreth 3.200 km përgjatë gjithë kufirit jugor me Meksikën.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidenti Trump, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social twitter, komunikoi se të mërkurën do të fokusohet tek çështjet e sigurisë kombëtare.
Është planifikuar një ditë e madhe për sigurinë kombëtare, sipas Trump, dhe ajo do të përfshijë veprimin ekzekutiv që kanalizon burime federale drejt ndërtimit të murit.
Mësohet se lideri i Shtëpisë së Barshë, do të marë dhe një sërë masash të lidhura me emigracionin, të cilat do të prekin edhe vizat. Plani i tij është të nënshkruajë dy urdhra ekzekutivë gjatë vizitës në Departamentin e Sigurisë Kombëtare. I pari, ai që udhëzon ngritjen e murit, mandaton gjithashtu shtimin e personelit të mbrojtjes kufitare dhe doganore me 5 000 punonjës.