Një person është vrarë dhe disa të tjerë raportohet të jenë marrë peng në një restorant në Charleston të Karolinës së Jugut të SHBA-së.
“Autori i ngjarjes është një punonjës i pakënaqur i këtij restoranti”, ka konfirmuar kryebashkiaku i këtij qyteti për Fox News.
Policia raporton se mbetet ende e paqartë se sa është numri i personave të marrë peng nga punonjësi, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.