SHBA: Kthehen festimet për Ditën e Pavarësisë

Duhet të lëçisni

Atentat me bombë në tubimin e Erdoganit

Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan. Ngjarja ka ndodhur teksa Erdogan po merrte pjesë në një tubim...

E konfirmon qeveria: Kurti nuk e viziton SHBA-në këtë vit

Plani i Kurtit për të shkuar në Amerikë gjatë muajit nëntor mbeti vetëm synim. Para 70 ditëve, kryeministri Kurti u pati treguar deputetëve në...

Duke shëtitur në Amerikë, Rama zbulon shqiptarin: E gjeta nga emri i lokalit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sikurse e ka zakon, shefi i qeverisë shqiptare nuk ka harruar të përcjellë humor...

Tragjedia në Bullgari, familjarët kërkojnë përgjegjësi

Familjarët e viktimave kërkojnë që sa më shpejtë të zbardhet e vërteta rreth tragjedisë në Bullgari ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të...

Amerikanët po festojnë ditëlindjen e 245-të të vendit të dielën me fishekzjarre që mund të duken më të shndritshme, hotdogë që mund të shijojnë më shumë dhe grupe muzikore që mund të tingëllojnë edhe më bukur, një vit pasi pandemia detyroi anulimin e pothuajse të gjitha festimeve.

Si gjithmonë, shfaqjet e fishekzjarreve janë pika kulmore e festimit të 4 korrikut. Dy nga shfaqjet më të mëdha të tyre do të jenë në Shëtitoren Kombëtare në Uashington dhe mbi një kilometër e gjysëm përgjatë lumit lindor të Nju Jorkut, që ndan Manhatanin nga lagjet Kuins dhe Bruklin.

Disa veprimtari klasike të 4 korrikut të tilla si Konkursi i famshëm i Ngrënies së Hot Dogut në Coney Island të Bruklinit mbeten të kufizuara për të mundësuar distancimin fizik për shkak të rrezikut të vazhdueshëm të koronavirusit që ka shkaktuar vdekjen e mbi 600,000 amerikanëve. Varianti më agresiv Delta ka ngritur alarmin për mundësinë e një vale tjetër infeksionesh midis të pavaksinuarve.

Megjithatë, festa është një moment kur amerikanët shfaqin patriotizmin e tyre dhe festojnë me një ndjenjë të re lirie në një kuptim më personal duke kaluar kohë me miqtë përsëri dhe duke shijuar kënaqësitë e thjeshta të verës.

Por 4 korriku i këtij viti nuk është plotësisht i zhveshur nga masat e kujdesit. Departamenti i Sigurisë Kombëtare paralajmëroi javën e kaluar organet e rendit të shteteve amerikane për rritjen e kërcënimit nga dhuna e grupeve të brendshme ekstremiste mes zbutjes së kufizimeve të COVID-19 dhe festës së 4 korrikut.

Kjo fundjavë feste pritet ketë trafik më të ngarkuar – me rreth 43.6 milion amerikanë që udhëtojnë me makina, ose 5 përqind më shumë se një rekord i mëparshëm i vendosur në 2019, tha Shoqata Amerikane e Automjeteve.

Presidenti organizon aktivitetin ngjarjen tre ditë pas vizitës së tij në Sërfsajd , Florida, për të ngushëlluar familjet, të dashurit e të cilëve humbën jetën nga shembja e një godine banimi më 24 qershor.

Disa komunitete të Floridës kanë anuluar fishekzjarret e 4 korrikut në shenjë respekti për ata që janë prekur nga tragjedia, thanë zyrtarët e qytetit.

Po në Uashington të dielën, bandat marshuese do të rikthehen për një paradë tradicionale. Në mbrëmje, Shëtitorja Kombëtare pritet të tërheqë turma të mëdha në një shfaqje fishekzjarresh prej 17 minutash që do të lëshohen nga të dyja anët e Pishinës Reflektuese të Përkujtimores së Linkolnit.

Dhe në lumin Lindor të Nju Jorkut, pjesëmarrësit do të shikojnë një shfaqje spektakolare fishekzjarresh.

Ndriçimi i tyre jo vetëm që entuziasmon turmat, por edhe ndihmon në rimëkëmbjen e bizneseve që furnizojnë me fishekzjarre me 4 korrik në shfaqjet e tyre në gjithë vendin.

Por për disa 4 korriku do të jetë i errët.

Pjesa perëndimore e Shteteve të Bashkuara përballet me një rrezik të shtuar për zjarre pas një vale të nxehti dhe thatësirës së madhe. Dhe problemet e furnizimit në të gjithë vendin, të lidhura me pandeminë, kanë rritur çmimet e gjithçkaje, nga sendet shtëpiake te fishekzjarret.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Atentat me bombë në tubimin e Erdoganit

Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan. Ngjarja ka ndodhur teksa Erdogan po merrte pjesë në një tubim...

E konfirmon qeveria: Kurti nuk e viziton SHBA-në këtë vit

Plani i Kurtit për të shkuar në Amerikë gjatë muajit nëntor mbeti vetëm synim. Para 70 ditëve, kryeministri Kurti u pati treguar deputetëve në...

Duke shëtitur në Amerikë, Rama zbulon shqiptarin: E gjeta nga emri i lokalit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sikurse e ka zakon, shefi i qeverisë shqiptare nuk ka harruar të përcjellë humor...

Tragjedia në Bullgari, familjarët kërkojnë përgjegjësi

Familjarët e viktimave kërkojnë që sa më shpejtë të zbardhet e vërteta rreth tragjedisë në Bullgari ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të...

Rama në SHBA, takohet me përfaqësues të industrisë automotive: Mundësi bashkëpunimi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në mjediset e organizatës “Automation Alley” në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Së fundmi Rama ka postuar pamjet gjatë kësaj vizite...