• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Gjykata fundos McGonigal, kërkon konfiskimin e pronave –

12:31 | 30/03/2023
në Uncategorized
0

Lexo edhe

Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –

“E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –

Juria e Madhe në Gjykatën e Distriktit Jugor të New Yorkut ka rënduar pozitat e Charles Mcgonigal në gjyqin për cështjen ruse. Edhe pse Gjykata vendosi ta mbyllë gjyqin për publikun, MCN ka mundur të sigurojë akuzat e reja ndaj ish-agjentit të FBI-së, të cilët jo vetëm që rëndojnë ndjeshëm pozitat e tij, por zbulojnë fakte të reja edhe për shqiptaro-amerikanin Agron Neza.

Sipas dokumentave, Juria e Madhe në Gjykatën e New Yorkut ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, sendeve personale dhe llogarive bankare të Charls McGonigal, të cilat rrjedhin nga pagesat që ai ka marrë nga oligarku rus Deripaska. Juria ka vendosur gjithashtu, në rast se pronat janë tjetërsuar, të kërkojë konfiskimin në masë të barabartë në prona apo sende të tjera të McGonigal.

Ky vendim i Jurisë së Madhe ka ardhur pas zbulimit të fakteve të reja për lidhjen e McGonigal me Deripaskën. Sipas akuzës, ish-zyrtari i lartë i FBI ishte i vetëdijshëm se po shkelte ligjin duke punuar për Deripaskën, ndaj është munduar të fshehë pagesat.

Juria e Madhe thotë se fillimisht, McGonigal dhe Shestakov përdorën një kompani nga New Jersey për të transferuar paratë e Deripaskës. Akuza nuk e përmend emrin e pronarit të kompanisë, duke e quajtur atë vetëm “miku”. Por tashmë ky nuk është më sekret, pasi është zbuluar se personi në fjalë është Agron Neza.

Sipas akuzës, McGonigal dhe Shestakov fillimisht falsifikuan firmën e Nezës dhe I transferuan paratë përmes kompanisë së tij, pa dijeninë e shqiptaro-amerikanit. Kur Neza u vu në dijeni të këtyre transaksioneve ai e pyeti McGonigal se pse një bankë ruse ishte duke transferuar para në llogarinë e tij? McGonigal iu përgjigj se bëhej fjalë për pagesa të ligjshme që buronin nga një punë që ai po bënte për një djalë të pasur rus.

Neza pranoi dhe vendosi ti transferojë fondet nga kompania e tij në llogarinë personale të McGonigal. Sipas akuzës, bëhet fjalë për një pagesë prej 51 mijë dollarësh të kryer në 13 gusht të vitit 2021 dhe 4 pagesa të tjera mujore nga 41 mijë e 790 dollarë të kryera gjatë periudhës 18 gusht-18 nëntor 2021.

Këto para u paguan nga një bankë ruse tek një kompani në Qipro. Më pas kompania qipriote i transferoi tek kompania e Nezës në New Jersey dhe ky i fundit ia kaloi McGonigal.

Gjykata thotë se Neza i kishte lejuar pjesmarrjen në biznes McGonigal gjatë kohës që ky i fundit shërbente ende në FBI. Më tej akoma, Neza i kishte siguruar McGonigalit një email të kompanisë si dhe një telefon me emër fals, të cilat McGonigal i përdorte për të fshehur punën që bënte për kompaninë e Nezës gjatë kohës që ishte në FBI.

Akuzat e reja të Jurisë së madhe rëndojnë ndjeshëm pozitat e McGonigal, i cili tani akuzohet për komplot ndaj Aktit të Fuqive Ekonomike për Emergjencat Ndërkombëtare, pastrim parash dhe deklarim të rremë. Për këto arsye Juria e Madhe ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, llogarive dhe sendeve personale që burojnë nga transfertat e fshehta./MCN

 

Të Lidhura

Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

nga 27
11:36 | 07/06/2023
0

Shqiptarja, Jasmina Cunmulaj është shpallur në 2016 Miss Michigan. Pavarësisht sukseseve, ajo vendosi që ta lërë modelingun dhe t’i përkushtohet...

Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –

Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –

nga 27
11:32 | 07/06/2023
0

Ndërtimi i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, është projekti që u përdor më së shumti...

“E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –

“E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –

nga 27
11:30 | 07/06/2023
0

Policia Kombëtare ka lokalizuar të martën eshtrat e Sibora Gaganit vajzës shqiptare,   në banesën që ajo ndante me partnerin e...

Bardhi mbledh grupin parlamentar të PD-së, ‘rikthimi’ i Bashës ndez debate –

Bardhi kundër Bashës: S’mund të ketë bashkëjetesë në PD me sulme paramilitare

nga 27
11:24 | 07/06/2023
0

Deputeti Gazment Bardhi është një nga anëtarët e Kryesisë së PD, që braktisi mbledhjen pasi nuk ra dakord me vendimin...

Para
Arteta pranon kryerjen e “mëkatit origjinal” –

Arteta pranon kryerjen e “mëkatit origjinal” -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –

11:36 | 07/06/2023
Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –

Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –

11:32 | 07/06/2023
“E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –

“E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –

11:30 | 07/06/2023
Bardhi mbledh grupin parlamentar të PD-së, ‘rikthimi’ i Bashës ndez debate –

Bardhi kundër Bashës: S’mund të ketë bashkëjetesë në PD me sulme paramilitare

11:24 | 07/06/2023
Dea Mishel flet për partnerin ideal: Dua dikë që të më udhëheqë

Dea Mishel flet për partnerin ideal: Dua dikë që të më udhëheqë

11:20 | 07/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –
  • Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –
  • “E vrava dhe e treta në acid”/ Dëshmia tronditës; gjenden eshtrat e shqiptares –
  • Bardhi kundër Bashës: S’mund të ketë bashkëjetesë në PD me sulme paramilitare
  • Dea Mishel flet për partnerin ideal: Dua dikë që të më udhëheqë
  • Jonida Vokshi poston foto nga ditët e fundit të pritjes së ëmbël –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë –
  • Veliaj shton edhe 430 MLN lekë për tregun ushqimor, ia fal tenderin sërish Skënder Kacdedjas –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com