Një 30 vjeçar është shoqëruar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme nga policia e Elbasanit pasi ka sharë kryeministrin Rama.
Bëhet fjalë për shtetasin Rigels Topi nga qyteti i Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se arrestimi i të riut është kryer pasi ky i fundit kishte ofenduar në rrjetin social facebook Kryeministrin Edi Rama. Mësohet se të riut i kanë sekuestruar telefonin, ndërsa familjarëve ende nuk i është dhënë asnjë sqarim për arrestimin e tij.