Deputeti socialist Eduard Shalsi është shprehur se opozita i druhet Vettingut dhe votës së qytetarëve më 18 qershor dhe si pasojë sajon kauza që nuk qëndrojnë.
Nënjë intervistë për Report Tv, Shalësi tha se dhe vetë kryetari i PD, Lulzim Basha nuk di çfarë kërkon.
“Ajo që kërkojnë ata, qeveria teknike për garancinë e zgjedhjeve është pretekst për humbjen e radhës. Kjo për shkak se humbën në 2013-ën, humbën në 2015-ën dhe janë të njëjtët protagonistë që dështuan të ndryshojnë Shqipërinë në 8 vjet.
Ma merrni një sektor dhe më thoni një diçka në të cilën këto persona mund të krenohen dhe mund t’iu tregojnë shqiptarëve një alternativë. Janë të dëshpëruar dhe nga kjo gjejnë pretekste. Nuk tregojnë gjë tjetër veçse frikë nga reforma në drejtësi dhe frikë për t’u përballur me gjykimin e popullit”, u shpreh Shalësi.