Sfida e të punuarit gjatë natës (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sfida e të punuarit gjatë natës (film)

16:49 | 19/08/2017
në Uncategorized
0

Të punosh gjatë natës mund të duket për shumë njerëz si një eksperiencë e fortë, por ndoshta edhe e pamundur për shkak të vështirësive që paraqet puna në orët e natës. Disa njerëz janë të detyruar të punojnë natën dhe madje pa pushime dhe me orare të zgjatura për të ushqyer familjen. Gazmendi, Zana dhe Bardhyli kanë përshkruar eksperiencën e tyre të të punuarit natën.

“Unë quhem Gazmend Zeqiri , kam 10 vjet që ushtroj profesionin e taksistit. Momentalisht me të vertetë lodhemi me sakrifica ditë e natën me orë të zgjatura por ka një avantazh të mirë që është puna jote dhe mund të punosh kur të duash dhe të pushosh po ashtu. Vetëm se e ke më të vështirë se është punë natën dhe ke të bësh me lloj lloj njereëzish dhe kam një rrogë sa për të ushqyer familjen  dhe duhet të sakrifikosh që të jetosh, pasi punoj edhe ditën edhe natën plus me orë të zgjatura,  gjë që nuk përballohet duke qënë se puna ka rënë gjithandej.

Kam një vajzë , jam i martuar dhe më merr malli për të se e lë në gjumë dhe e gjej në gjumë. Ata që kthehen vonë nga puna e marrin taksinë nga halli se nuk ka urban, njerëz që ikin në spitale se fundja nata këto ka. Blloku zakonisht ka punë të enjte, të premte, të shtunë, domethënë në fundjavë kurse ditët e tjera lëvizjet janë të shumta gjithandej” – thotë Gazmend Zeqiri, taksist.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Jam Zana , punoj këtu prej një muaji afërsisht , nuk është hera e parë që jam përballur me sfidat e punës së natës, vështirësitë fillojnë që në momentin që ti shkon në punë dhe deri në momentin që ti shkon sërisht në punë , ke për t’u përballur me orët e para të mëngjesit që gjithmonë kanë qënë të vështira, më pas për t’u përballur me kthimin në shtëpi që është momenti që ti do të clodhesh pak apo diçka tjetër ,kështu që mund edhe të ndodhë që 48 orë të përballesh me pagjumësi  apo me një clodhje që nuk është gjumë realisht, por këto janë sfidat e jetës që njeriu duhet t’i përballojë dhe i kam marrë parasysh që në  momentin që kam pranuar të nis këtë punë. Jam nënë beqare me një fëmijë, akoma ska mbushur 2 vjeç dhe ende ka nevojë për atë përkujdesjen, për një temperaturë ose nevojë tjetër .  Jetoj me familjen dhe kështu kam mbështetjen e familjes për t’u përkujdesur për të gjatë kohës që nuk jam në shtëpi.

Kam ndjekur shkollën , arsimin e lartë gjatë kohës që isha në punë  dhe që në moshën 18-vjeçare e kam shfrytëzuar natën të plotë. Nuk kam frikë të punoj natën pasi siguria është totale , askush nuk të ngacmom po të shikosh punën tënde. Unë di të dua çdo gjë që bëj , por puna nuk është pasion sa është detyrim ndaj vetes dhe të tjerëve. Nuk e mendoj që njeriu mund të ndihet mirë duke qënë parazit. Ndoshta dita më e keqe do ishte dita ku nuk do mundja të punoja. Jetoj pak larg, Tirana është e madhe, marr punën në orën 10 , puna mbyllet në orën 5 duke mbërritur në shtëpi nga ora 6. Vjen agimi do të çosh gocën në çerdhe, kthehem dhe herë është e herë jo mundësia që të çlodhesh. Jeta është mundësia për të parë përpara dhe duhet  ta jetosh sikur do vdesësh nesër” – shprehet Zana.

“Unë quhem Bardhyl Pere , me origjinë jam nga Pogradeci ,kam gati 28 vjet që banoj në Tiranë, kam 3 vjet që kam filluar punë në këtë shkollë si roje nate, me orar 5 e mbasdites me 6 të mëngjesit, dhe gjatë ditës jam pushim. Punën e kam pa pushime fare , as të shtunë as të diel dhe as festa që nuk më njihen. Kam vetëm një muaj pushime në vit në gusht. Kisha 10 vjet pa punë, kam punuar në punë të zezë dhe në punë të ndryshme, jam mjeshtër i ndërtimit  që e kam ushtruar si punë gjatë gjithë kohës, por u mbyll puna pothuajse fare dhe unë ngela pa punë , kam gruan pa punë dhe djemtë e pa stabilizuar.

Nata ka vështirësitë e veta, je larg familjes, larg mikut, larg të gjitha problemeve dhe është stresi i brendshëm pavarësisht se mund të duket punë e rëndomtë, je në gatishmëri gjatë gjithë kohës për çdo lëvizje, kontrolloj dritaret, xhamat e thyer dhe çezmet e lëna hapur dhe atëherë çdo gjë është në rregull dhe ulem për gtë pirë një cigare që e kam mikun tim, pa cigare mund të më gjesh vetëm në shtëpi brenda. Kam një dhomë të vogël që është ambjent i shkollës, me një televizor të vogël që mund të ndjek natën.  Nuk e pëlqeu familja faktin që fillova punë këtu se je larg familjes dhe vitin e ri u bënë 3 vjet që po e kaloj këtu ,duke marrë ushqimit me vete dhe duke trokitur gotat me fëmijët me telefon. Jam larg familjes, larg shoqërisë, larg komunikimit me njerëzit  dhe jam i mbaruar në kuptimin njerëzor. Punën si roje e kam urryer, nuk është punë për mua, jam arsimuar. Për mua është shumë e vështirë” – shprehet Bardhyli.

/rrathë/

Etiketa: natënorare te zgjaturapunërrezikveshtiresi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Mandija: Ministrat teknikë nuk kanë penguar furnizimin me energji

Ministrat teknikë edhe pse të dorëhequr do të qëndrojnë ende në detyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

10:28 | 26/12/2025
Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

10:02 | 26/12/2025
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

09:48 | 26/12/2025
Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

09:34 | 26/12/2025
Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –

09:02 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –
  • Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –
  • Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –
  • Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –
  • Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –
  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –
  • Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com