Sfida e 16 shkurtit?!…Jo, e 17 shkurtit! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sfida e 16 shkurtit?!…Jo, e 17 shkurtit!

19:28 | 13/02/2019
në Kryesore, Opinion
0

Read more

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

U bëre deputete duke shitur kulla –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Nga Skënder Minxhozi

E ka shprehur mirë Kreshnik Spahiu para pak orësh, atë që pritet të jetë dilema e madhe e protestës së 16 shkurtit: dihet ç’do ndodhë atë ditë, por s’dihet se çfarë do të bëjë opozita një ditë më pas, kur protesta të ketë mbaruar. Pritshmëritë rreth protestës së rradhës të PD-LSI kanë ditë që maisen dhe bashkë me to marrin formë gjithfarë hipotezash, thashethemesh, idesh dhe skemash herë djallëzore, herë naive e herë të tjera thjesht fantapolitike. Do marrin Kryeministrinë, do futet në lojë Meta e do shpallin qeverinë e re, do ketë dhunë, s’do ndodhë asgjë, do rrethojnë Ramën si studentët, do vijnë nga rrethet e do ikin siç kanë bërë gjithmonë, do ketë vërshim njerëzish pas protestave të dhjetorit dhe Unazës së Re…

Të gjithë kanë nga një ide për datën 16 shkurt, askush nuk thotë se ç’do të ndodhë pas 16 shkurtit. Hipotezat e mësipërme, sado logjike ose të çmendura, janë një karburant jo i keq për ata që përgatiten të protestojnë, por nuk është e thënë të jenë edhe një bazë e mirë për një realitet të ri politik pas datës së mësipërme.

Protesta e 16 shkurtit vjen pas një dimri tipik shqiptar, gri, depresiv dhe të keq për qeverinë. Kështu ka qenë e mesa duket kështu do të jetë edhe më tej. Pasi hezitoi të rinovojë qeverinë në piskun e vapës, Rama u detyrua të ndërrojë më shumë se gjysmën e kabinetit në prag të Vitit të Ri, për shkak të protestave masive të studentëve dhe si pasojë e disa skandaleve që përfshinë energjinë dhe punët publike.

Largimi nga kabineti i të gjithë ministrave më me peshë (më parë ishte ndërruar edhe ministri i brendshëm) i dha vendit një qeveri praktikisht të re, plot fytyra të panjohura dhe larg jetës aktive politike. Është e saktë të thuhet se edhe protesta e 16 shkurtit ka qenë në planet e kryeministrit, kur ka hedhur këtë hap, megjithëse data e saj nuk njihej ende në dhjetor. Pasi ia arriti të shuajë (qoftë dhe përkohësisht) protestën studentore dhe të relativizojë mllefin e banorëve të Unazës së Re, kreu i shumicës duket se e pret i qetë produktin e protestës opozitare. Të paktën në sjelljen e tij publike.

Në ditët e fundit ai Rama ka atakuar në mënyrë selektive Berishën, duke vijuar të qesëndisë Bashën dhe Kryemadhin. Një kalkulim i paramenduar ky, për të përzgjedhur mes kundërshtarëve pikërisht fytyrën më të konsumuar dhe më pak të preferuar nga publiku gri dhe nga baza e majtë e votuesve. Sharjet banale me Berishën në parlament nuk janë thjesht një degradim i kërkuar i dy personave me pushtet dhe mikrofon në dorë. Janë edhe të tilla padyshim, por më së pari janë paradhoma e përballjes së 16 shkurtit. Dhe si Rama, ashtu dhe Berisha, ishin në lojën e tyre: i pari, për t’i thënë shqiptarit të thjeshtë “ja ç’të pret po i vajte pas opozitës”, kurse i dyti për të vënë në lëvizje bazën e fjetur blu, në prag të takimit të 16 shkurtit.

Tashmë protesta mund të quhet e konsumuar pjesërisht, nga momenti që opozita ka organizuar dhjetra takime e grumbullime të vogla simpatizantësh, për të mbledhur pjesëmarrës për 16 shkurtin. Është e habitshme që të duhet një muaj fushatë për të organizuar një event disaorësh në Tiranë (studentët u mblodhën me një sms tek Rruga e Durrësit). Kjo tregon dobësinë reale të opozitës, por ky nuk është megjithatë problemi më i madh që ka sot Basha, Kryemadhi e Berisha. Protesta do të krijojë një inerci pozitive për opozitën, e kjo nuk do shumë mund për t’u kuptuar. Çeshtja është sesi kjo inerci dhe ky zgjim i një pjese të popullit opozitar do të përdoret një ditë më pas (nëse Basha nuk tundohet edhe një herë të ngulë me ditë të tëra çadrat në bulevard).

Sfida e opozitës është sesi do të mundë që me anë të mijëra njerëzve të mbledhur para zyrës së Edi Ramës, të avancojë agjendën e saj për largim të kryeministrit dhe qeveri teknike, apo edhe për rrëzimin e disa politikave financiare të qeverisjes së sotme. Asnjëri prej liderëve politikë të mësipërm duket se nuk e ka të qartë sesi kjo do të ndodhë, kur protesta të ketë fikur projektorët. Të gjithë presin se çfarë do të ndodhë, megjithëse vetë protesta, në të gjitha format e saj të imagjinueshme, është një film i parë kushedi sa herë në mes të Tiranës. Duhet një projekt politik perspektiv dhe i qartë, që të shfrytëzojë energjinë që do të krijojë protesta dhe pikërisht një i tillë duket se mungon në selitë e partive opozitare.

/javanews.al/

Etiketa: dimrie 17 shkurtit!opozitaprojektorëqeveri teknikerruga e DurrësitSfida e 16 shkurtit?!…JoSkënder MinxhoziUnaza e re

Të Lidhura

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

nga 27
13:16 | 03/04/2026
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

13:14 | 03/04/2026
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

nga 27
12:58 | 03/04/2026
0

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

nga 27
12:42 | 03/04/2026
0

 Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka komentuar episodin e djeshëm parlamentar ku pas përplasjeve PD-PS, Kuvendi u mbyll. Me anë të...

Para
Sa i duhet Shqipëria njerëzimit? Shteti i dytë më i padobishëm në Europë

Sa i duhet Shqipëria njerëzimit? Shteti i dytë më i padobishëm në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:16 | 03/04/2026
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:14 | 03/04/2026
U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

12:58 | 03/04/2026
Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

12:42 | 03/04/2026
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

12:10 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • U bëre deputete duke shitur kulla –
  • Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –
  • Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –
  • Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com