Sezon rekord turistik në Greqi, çudia e kësaj vere ishte… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sezon rekord turistik në Greqi, çudia e kësaj vere ishte…

09:59 | 23/08/2022
në Uncategorized
0

Prej kohësh nuk është dëgjuar kaq shumë muzikë, nuk është kërcyer kaq shumë, nuk është pirë e ngrënë pranë detit nën qiellin e verës sa këtë verë në Greqi. Pas 12 vitesh krize financiare, dy vite pandemie të Coronës, dhe gjashtë muaj të luftës në Ukrainë, grekët duan të jetojnë sërish ditë pa shqetësime, para se të kthehen sërish në realitetin e ashpër të fakteve. Në javën e tretë të gushtit 2022, shumica e grekëve kanë prenotuar pushimet, duke u përpjekur të harrojnë disi dramën e refugjatëve, krizën energjetike, inflacionin që në korrik u ngjit në vlerën e 11,6%.

Nga ana tjetër në Greqi shpresat janë shumë të mëdha që sezoni turistik i këtij viti të vazhdojë me këto ritme si deri më tani. Ekonomia e Greqisë është e varur nga turizmi, madje në vite të mira të ardhurat e turizmit përbëjnë 20% të kapacitetit ekonomik grek. Viti 2022 duket se të jetë një vit shumë i mbarë për turizmin grek. Ministri i Turizmit, Vasilis Kikilias madje pret më shumë turistë se në vitin 2019, vit rekord deri më tani. Në këtë vit në Greqi pushuan 33 milionë turistë, të ardhurat nga turizmi në 2019-n kapën vlerën e 18,2 miliardë eurove. Këtë vit priten rreth 20 miliardë euro të ardhura.

1 milionë turistë në javë

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga fillimi i gushtit gati çdo javë mbërrijnë 1 milionë turistë me avion në Greqi, sipas ministrit Kikilias. Qindra mijëra të tjerë udhëtojnë më automjete në Kalkidiki apo Pieria në veri, shumica nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe korriku e qershori shënuan një fluks të madh turistësh. “Nëse puna vazhdon kështu atëherë do të mbijetojmë dimrin e ardhshëm”, shkruan Panayiotis, menaxheri i një lokali plazhi në Naksos. Ishulli më i madh i Kikladen kishte në korrik 2022 po aq vizitorë sa në vitin rekord 2019. Në ishujt e njohur grekë si Mikonos, Santorini, Korfu, Kos apo Rodos është gati e pamundur të gjesh një vend, nëse nuk ke prenotuar në kohën e duhur. Me shumë para në kuletë dhe me fat mund të gjesh një dhomë në fillim të shtatorit.

Thesaret e rivierës së Athinës

Juan dhe Jasmina nga Spanja nuk janë penduar për vendimin spontan, kur nuk mundën të gjenin një dhomë në Santorini. Ata qëndruan në Athinë dhe çdo ditë zbuluan një plazh të ri në rivierën e Athinës. “Në qytet është shumë bukur dhe rehatshëm. Shkojmë me metro deri në plazh, deti është i mrekullueshëm, i ngrohtë dhe i kthjellët, e nëse nuk ke nevojë nuk ke pse ta marrësh me qira një çadër të shtrenjtë”, thotë Jasmina. Ndërsa Juanit i pëlqejnë baret e kryeqytetit grek. Në gusht mund të shijosh lokalet athinase veçanërisht mbrëmjeve pasie vetë athinasit kanë shkuar të verojnë në shtëpitë e pushimeve, në qytet ka shumë më pak trafik e pak zhurmë dhe gjen vende sa të duash në bare e taverna.

Kurse në ishujt grekë plazhet janë të tejmbushura, nganjëherë më shumë se sa është e durueshme. Edhe baret dhe tavernat. Por për ata që duan të bëjnë party këto janë kushte ideale. Ndërsa kush do qetësi mund të kërkojë një vend në ishujt më pak të vizituar grekë, apo në mal. Atmosfera e kësaj vere bëhet edhe më interesante nga oferta shumë e pasur kulturore, pas dy vitesh pandemie. Kudo mbahen koncerte në teatrot antikë të Epidaurus, Filipoit, Dionit, Dodonit, Samotrakit etj. Në fundjavë mund të ndjekësh shfaqjet e tragjedive greke, komedive apo pjesëve moderne teatrale, si edhe festat popullore.

Boris Johnson dhe britanikët

Atmosferën nuk e ka errësuar as lufta në Ukrainë. Madje edhe mungesa e turistëve rusë, që kanë qenë prezentë në Kalkidi apo Kretë nuk është ndjerë shumë, sepse ata janë zëvendësuar nga turistë nga vende të tjera. Deri në mes të gushtit shumica e turistëve erdhën nga Britania e Madhe, mes tyre edhe kryeministri britanik, Boris Johnson. Po ashtu mjaft turistë kanë ardhur edhe nga Gjermania, Italia, Holanda, Zvicra, Austria e Polonia. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë një rritje të numrit të turistëve nga SHBA me 50% krahasuar me vitin 2919.

Çudia e kësaj vere ishte menaxhimi i mirë i punës në aeroportet greke, ndryshe nga gjendja kaotike në aeroportet europiane për shkak të mungesës së personelit. Por hotelet dhe gastronomia e kanë pasur të vështirë të gjejnë punëtorë. Çdo i pesti vend pune në këtë sektor ka mbetur i pazënë, sipas Institutit për Studimin e Turizmit, INSETE. Shumë grekë shkojnë të punojnë në degën e turizmit jashtë vendit këto muaj, madje edhe në vende ekzotike si Islanda. Aty ata gjejnë kushte më të mira pune dhe pagesë më të mirë./DW

Etiketa: Greqiturizem

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Gjendet arma e autorit që vrau Madrit Ulqinakun

Vrau Madrit Ulqinakun për një “pse më pe..”, shihni momentin kur arrestohet Horgito Peqini (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com