Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me betimin e deputetes më të re, Dhurata Çupi, e cila zëvendëson ish-deputetin demokrat, Sherefedin Shehu, kandidat i së djathtës për Bashkinë e Peshkopisë.
Nisja e seancës u parapri nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila ka miratuar me konsensus rendin e ditës dhe kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit.
Gjithashtu, në seancën e sotme do të miratohet procesverbali i seancës së 30 gushtit.