Sesioni i ri parlamentar nis me ardhjen e Erdogan, Berisha kthehet në Kuvend

0
62

Ditën e sotme nis zyrtarisht hapja e punimeve të sesionit II të legjislaturës së 10- të të Kuvendit të Shqipërisë. Në orën 16:00, do të nisë seanca e parë për vitin 2022, ku do të ketë një fjalë përshëndetëse nga ana Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ky sesion pritet të shoqërohet nga debate të forta politike mes palëve në Kuvend ku një çështje e nxehtë do të jenë edhe ndryshimet kushtetuese për shtyrjen e mandatit të organeve të Vettingut deri në fund të 2024.

Sot në Kuvend pritet të kthehet edhe ish-kryeministri Sali Berisha pas një mungese të gjatë që pas pezullimit nga kryedemokrati Lulzim Basha që u pasua nga një aksion brenda partisë. Berisha ka deklaruar se do të ulet në vendin e tij të deputetit bashkë me mbështetësit e tij.

Një tjetër ndryshim në nisje të këtij sesion parlamentar është edhe ai në rang nënkryetarësh. Në vend të Enkelejd Alibeaj, zëvendës i Lindita Nikollës në anën e opozitës do të jetë Agron Gjekmarkaj.