Serbia, sytë e Rusisë në Ballkan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia, sytë e Rusisë në Ballkan

17:10 | 29/10/2017
në Kosove Rajon
0

… nëse merr në konsideratë lidhjet e GRU-së dhe eksperiencën e Ministrisë së situatave emergjente me transportin ajror dhe logjistikën që lidhet me të, mund të arrish në përfundimin se Rusia po ngre një qendër logjistike, që në rast nevoje mund të shndërrohet shumë shpejt në një bazë ushtarake.

Nga Florion Metohu

Është fakt tashmë që Rusia i është rikthyer garës për influencë në rajonin e ballkanit, që për hir të së vërtetës ka qenë historikisht zonë e interesit të saj, për shkak edhe të lidhjeve etno-kulturore me popujt sllavë të Ballkanit. Sigurisht, nuk janë më sekret as investimet e mëdha që kompanitë ruse po bëjnë në rajon, sidomos në fushën e energjitikës. Por, ndryshe nga kompanitë e tjera, të cilat udhëhiqen ekskluzivisht nga arsye ekonomike, kompanitë ruse janë në radhë të parë zgjatime të aparatit shtetëror, të drejtuara nga njerëz të besuar të Kremlinit dhe në funksion të arritjeve të qëllimeve politike. Këtij dimensioni ekonomiko-politik, kohët e fundit, po i shtohet edhe një elementi ushtarak, shumë i rrezikshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Në mars të këtij viti, gjatë një vizite në Moskë, ministri i mbrojtjes së Serbisë, deklaroi që Presidenti rus Putin, kishte aprovuar dhurimin e 6 avionëve luftarakë MiG-29, 30 tankeve T-72 dhe 30 autoblindave model BRDM-2, për vendin e tij. Serbia do të paguante vetëm për riparimin dhe modernizimin e këtyre pajisjeve.

Kostoja e parashikuar do të ishte rreth 180-230 milionë euro. Gjatë muajit tetor u bë dhe dorëzimi i avionëve MiG-29. Serbia parashikon, gjithashtu, të blejë nga Bjellorusia sistemin antiajror rus S-300, një nga sistemet më të sofistikuara në qarkullin si dhe avion të tjerë MiG-29. Marrëveshja do të firmoset nga Presidenti serb Vuçiç, gjatë vizitës së tij në nëntor në Minsk. Duke njohur raportin e vasalitietit që Rusia ka me Bjellorusinë dhe nevojës së lejes nga ana e Moskës për rieksportimin e armatimeve të saj, nuk ka asnjë dyshim që kjo marrëveshje është bërë me bekimin e Kremlinit.

Këto lëvizje justifikohen si përmbushje e marrëveshjes 15 vjeçare të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, të nënshkruar midis dy vendeve, në nëntor të 2013. Kjo marrëveshje parashikon trajnime, shkëmbim personeli, stërvitje të përbashkëta, shitje armatimi dhe shkëmbim informacioni. Dokumenti u përshkrua si një marrëveshje kornizë, e cila i hapte rrugën diskutimeve të mëtejshme në fushat e sipërpërmendura.

Në të vërtetë, “dhuratat” vijnë si shpërblim për nënshkrimin në tetor të 2009, të marrëveshjes për ngritjen e një Qendre rajonale humanitare të emergjencave, në qytetin juglindor serb të Nishit, të administruar nga të dy vendet. Marrëveshja u nënshkrua nga minstri i atëhershëm i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, aktualisht kryeministër i vendit dhe ministri rus i situatave emergjente, Sergei Shoigu, aktualisht ministër i Mbrojtjes. Të dy firmëtarët, në konferencën për shtyp deklaruan se kjo qendër do të jetë një pikë referimi për emergjencat civile për të gjithë Europën Juglindore. Kjo qendër u përurua në 17 tetor të 2011.

Me gjithë qëllimin e mirë të deklaruar nga të dyja palët, kush ka familjaritet me Ministrinë ruse të situatave emergjente e di mirë që ajo është një ministri shumë e rëndësishme në atë vend. Sergei Shoigu, i cili përpara se të bëhej ministër i Mbrojtjes në 2012, e ka drejtuar këtë ministri që prej 1994, është anëtar i Këshillit të Sigurisë Ruse – një organ këshillues për Presidentin rus mbi çështjet e sigurisë kombëtare – dhe i ka rrënjët te shërbimi informati ushtarak, i njohur më mirë si GRU, një nga shërbimet më të fuqishme dhe të errëta në Rusi. Ministria e situatave emergjente është pikërisht një prej degëve të GRU-së dhe produkt i rritjes së aktiviteteve të saj.

Kjo ministri nuk merret vetëm me emergjenca natyrale. Ajo merret gjithashtu edhe me shtypjen e aktiviteteve militante ne rajonin e kaukazit dhe komandon të ashtu quajtura trupat ruse të mbrojtjes civile; praktikisht ministria ka forcat e saj paramilitare dhe një kapacitet te konsiderueshëm transportimi ajror.

Vetë qyteti i Nishit është një zgjedhje domethënëse për një qëndër emergjencash, sepse ka qënë një nyje shumë e rëndësishme ushtarake për Jugosllavinë dhe më pas Serbinë. Ndodhet në një pikë kyçe transporti veri-jug të Europës Juglindore, ka një aeroport të madh dhe është baza e Batalionit 63 të paratrupave ose ndryshe, forcat speciale të ushtrisë serbe që nga shumë ekspertë konsiderohen si më të mirat e të gjithë rajonit.

Me gjithë deklaratat e Rusisë dhe Serbisë se qëllimi i kësaj qendre është humanitar dhe nuk po ndërtohet asnjë bazë ushtarake ruse në rajon, shumë ekspertë perëndimorë janë të mendimit se kjo bazë është përgjigja e Kremlinit ndaj zgjerimit të NATO-s në Ballkan dhe se mund të përdoret për të përgjuar bazat amerikane në rajon si ajo që ndodhet në Kosovë apo baza e përuruar rishtaz në Rumani, e cila është pjesë e programit anti-raketor amerikan.

Rajoni i Ballkanit preket shpesh nga emergjenca natyrore si zjarre apo përmbytje dhe një ndihmë më shumë nuk do të ishte keq. Gjithsesi, të gjitha shtetet fqinjë të Serbisë janë ose anëtare të NATO-s ose të BE-së ose në proces për t’u bërë anëtar dhe vështirë se mund t’ju duhet një qendër logjistike rajonale të drejtuar nga Moska dhe Beogradi. Kështu që, nëse merr në konsideratë lidhjet e GRU-së dhe eksperiencën e Ministrisë së situatave emergjente me transportin ajror dhe logjistikën që lidhet me të, mund të arrish në përfundimin se Rusia po ngre një qendër logjistike, që në rast nevoje mund të shndërrohet shumë shpejt në një bazë ushtarake.

Përforcimi i kësaj ideje bëhet akoma edhe më i madh nga lajmi i ditëve të fundit. Pas dorëzimit të avionëve luftarakë nga ana e Rusisë këtë muaj, në datën 17 tetor, zyra e Presidentit serb Vuçiç tha se përfaqësuesi i Moskës në Serbi, ambasadori Alexander Chepurin, i kishte kërkuar atij që statusi i stafit rus në Qendrën Rajonale Humanitare të Emergjencave të zgjidhej sa më shpejtë të ishte e mundur. Praktikisht, i kërkohet Serbisë që t’ju japi statusin diplomatik. Kjo do të thotë vetëm një gjë: Moska kërkon imunitetin që të fal ky status për “zjarrëfikësit” e qendërs humanitare të emergjencave civile. “Zjarrëfikësve” u duhet vetëm në një rast imuniteti…, kur ata janë vetë piromanët.

Etiketa: Alexander ChepurinFlorion MetohuGRUIvica DaçiçlogjistikëMinistria e situatave emergjenteSerbiaSerbia sytë e Rusisë në BallkanSergei ShoiguTransporti ajror

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Adelajda si fenomen

Adelajda si fenomen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com