Nga fillimi i muajit të ardhshëm, në Serbi nis regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përfshirë edhe atyre që janë larguar nga vendlindja, u bëhet thirrje që t’i përgjigjen këtij regjistrimi, i cili do të përfundojë më 31 tetor.
Dhjetë vjet më parë, shqiptarët bojkotuan regjistrimin e popullsisë, që më pas Serbia e shfrytëzoi si pretekst për fshirjen nga listat dhe për zvogëlimin e buxhetit për Komunën e Preshevës dhe Bujanocit.
Ndryshe nga dhjetë vite më parë, kur shqiptarët e patën bojkotuar regjistrimin në Serbi, partitë politike që i përfaqësojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, kësaj radhe kanë arritur konsensus për pjesëmarrje në regjistrim.