Sassoli flet në Kuvendin e Shqipërisë: Nuk mjafton vetëm hapja e procesit të anëtarësimit, por t’i hyjmë një rruge reformash – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sassoli flet në Kuvendin e Shqipërisë: Nuk mjafton vetëm hapja e procesit të anëtarësimit, por t’i hyjmë një rruge reformash

16:32 | 03/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli e ka nisur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë duke folur për hapjen e negociatave dhe tragjedinë e 26 Nëntorit. Sassoli tha se tragjedia i ka prekur të gjithë dhe shprehu mbështetjen e tij ndaj Shqipërisë.
Në lidhje me negociatat, ai tha se institucionet e Bashkimit Europian e kanë mbështetur procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor si dhe theksoi se në të ardhmen shpresonte që edhe ‘skeptikët’ të reflektojnë dhe ti japin një mundësi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pjesë nga fjala e Sassolit:
“Ky kuvend është shtëpia e demokracisë së shqiptarëve. Doja të vija më përpara, por nuk mu krijua mundësia. Dua t’ju shpreh afërsinë time shqiptarëve që u goditën nga tërmeti. Jemi përpjekur t’ju përballojmë vështirësitë.
Kemi ndarë së bashku edhe refuzimin ndaj jush për hapjen e negociatave.
25 qeveri europiane ishin të bindur për ju, megjithatë nuk u tha një jo, vetëm u shty afati.
Jemi të bindur që kemi të njëjtin vështrim për të ardhmen. Jam këtu për tju ripërtërirë besimin ndaj Parlamentit Europian.
Ne nisemi nga një ide, që duhet të na shoqërojë, të pajtojmë hapësirën gjeografike me hapësirën politike, dhe të mbushin hartën e europës me shtetet tuaja.
Ne duhet ta shohim me optimizëm, kemi një histori për të shkruar së bashku.
Ne mendojmë se së bashku është e mundur të bëjmë gjithcka.
Jemi të bindur se ky stop është një ngadalësim, një moment tranzicioni.
E kuptuam që nuk doni të hiqni dorë nga reformat e mëdha dhe ky është një sinjal shumë i rëndësishëm.
Vij nga një vend që di shumë për luftën kundër krimit, disa përvoja janë të dobishme edhe për ju.
Reforma e javës së kaluar mbart dicka italiane. Mundësinë për të qenë të rreptë, por brenda kornizës së shtetit të së drejtës.
U ngritën disa vërejtje, por sidoqoftë disa vende nuk e kanë sulmuar besimin tuaj.
Shqipëria mund të jetë një shembull për të tjerët, sepse është një vend që nxit dialogun, prandaj kemi nevojë për Shqipërinë.
Uroj që negociatat të mund të çelen sa më shpejt, mundësisht para samitit të Zagrebit, ose më e shumta gjatë samitit.
Përgëzoj për progreset e mëdha, për reformën zgjedhore, ky është një gjest politik domethënës, sepse e ardhmja është BE.
Ky është një sinjal pozitiv që vjen nga ju.
U drejtohem të rinjve, sepse besoj që gjithcka që ne bëjmë, diskutojmë ose zihemi duhet të bëhet për të rinjtë, janë e ardhmja e kontinentit, prandaj ju bëj thirrje të kenë një besim drejt së ardhmes.
Për ne demokracia ska dalë nga moda, është i vetmi sistem për tu bërë të mundur të gjithëve të vënë bazë për të ardhmen, me disa vlera që na mbajnë të bashkuar.
Po bëhet një reflektim në BE si mund të ndreqen disa mekanizma të demokracisë, dhe do të donim që vendet e Ballkanit të marrin pjesë.
Kur në Këshill 25 vende thanë po, dhe vetëm dy thanë jo, tregoi demokracia europiane nuk mund të bllokohet, dhe besoj se mund të ndreqet.
Ne duhet të përforcojmë qytetarinë tonë europiane, prandaj kemi nevojë për një aftësi më të madhe, që mundësohet nga të rinjtë.
Duam të bëjmë të mundur një bilanc ambicioz për BE.
Nuk do të donim bilance vetëm me shkurtime, ne duam një ekonomi që rritet, prandaj kemi një sfidë së bashku.
Ambicia jonë është të bëjmë përpjekje për të përshtatur modelet tona të zhvillimit me zhvillimet politike, shoqërore dhe financiare, dhe ky është qëllimi që i kemi vënë vetes deri në 2050.
Nuk mjafton vetëm hapja e procesit të anëtarësimit, por ti hyjmë një rruge reformash.
Jam shumë i nderuar që jam këtu, ju pres në Parlamentin Europian.
Për ju nuk ka një plan B, por BE është plani i zgjedhur nga ju.

Etiketa: David SassoliKuvendi i ShqipërisëPresidenti i Parlamentit Europian

Të Lidhura

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

nga 27
14:15 | 26/04/2026
0

Një alarm për bombë është dhënë gjatë ditës së sotme në qendrën tregtare QTU në Tiranë, duke shkaktuar shqetësim te...

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

nga 27
14:05 | 26/04/2026
0

Erion Braçe ka deklaruar se nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me kryeministrin Edi Rama lidhur me kandidimin e tij për...

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

nga 27
13:55 | 26/04/2026
0

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Gaza, duke shënuar hapin e parë konkret për vendosjen...

Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

nga 27
13:41 | 26/04/2026
0

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale, në...

Para
“Në Bashkinë e Narkomonistit Suli njerzit shëtisin me armë gjahu” (film)

"Në Bashkinë e Narkomonistit Suli njerzit shëtisin me armë gjahu" (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

14:15 | 26/04/2026
“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

14:05 | 26/04/2026
Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

13:55 | 26/04/2026
Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

13:41 | 26/04/2026
Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –

Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –

13:27 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –
  • “Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –
  • Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –
  • Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –
  • Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –
  • Bllokohen dy autobusa me nxënës në Zvërnec, një prej tyre del nga rruga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –
  • “Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com