Policia ka nisur kërkimet në zonën e Kanalit të Cukës, për kufomën e 55-vjeçarit Arben Shaqiri, banues rom në fshatin Cukë. Dyshohet se 55 vjeçari është vetëmbytur si shkak i problemeve familjare.
Mësohet, ndër të tjera se ai ka qenë arrestuar dhe dënuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Në vitin 2005, Shaqirit i kanë përdhunuar e më pas vrarë një djalë 6 vjeç.