Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Qesarat të Sarandës.
Një kamion në ecje e sipër ka goditur një 80-vjeçar, i cili ka gjetur menjëherë vdekjen.
Paraprakisht dyshohet që ngjarja ka ndodhur për motive aksidentale.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, shtetasin me inicialet S.B, 58 vjeç, për sqarimin e plotë të rrethanave.