Një shtetase amerikane, por me banim në qytetin bregdetar në jug të Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi gjatë kontrollit në banesën e saj iu gjetën një sasi lëndë narkotike e llojit ekstazi si dhe një thikë. Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë i 44-vjeçaren me inicialet K. G., lindur në SHBA, banuese prej 3 vitesh në qytetin e Sarandës.
Arrestimi i 44-vjevvares u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike ekstazi dhe një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.