Një 30 vjeçar është gjendur i vdekur paraditën e sotme në banesën e tij, në lagjen Nr.1 Sarandë. Shtetasi me iniciale E.D është gjendur i pajetë në banesë nga vëllai i tij bëjnë të ditur burime zyrtare të policisë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas vëzhgimit që i kanë bërë trupit të viktimës kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë shenjë dhune në trup. Vijojnë hetimet për gjetjen e shkaqeve të vdekjes së 30-vjeçarit.