Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, në një fshat të Delvinës. Shtetasi me iniciale E.Ç. dyshohet se është plagosur me pistoletë në krahun e djathtë, në banesën e nënës së tij.
Pas marrjes së mjekimit të parë në Sarandë, është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri ka pohuar për policinë e Sarandës se nuk ka dijeni se kush e ka qëlluar.
“Isha në shtëpinë e nënës sime, por nuk e di kush më qëlloi:”- është shprehur ai.
Policia ka shoqëruar 1 person dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.