Samiti i BE-së: Vaksinimi merr prioritet të lartë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i BE-së: Vaksinimi merr prioritet të lartë

13:10 | 26/02/2021
në Bota, Kryesore
0

Në samitin e posaçëm të BE-së përmes videokonferencës u konsultua sërish gjendja me koronavirusin. Shtetet parimisht duan më shumë vaksina dhe një certifikatë vaksinimi.

Fushata e vaksinimit në BE kundër koronavirusit duhet të përshpejtohet. Kapacitetet e prodhimit duhet të zgjerohen në bashkëpunim me prodhuesit e mëdhenj të vaksinave. BE-ja do përveç kësaj të mbështesë financiarisht përshtatjen e vaksinave ndaj mutacioneve të virusit si dhe të licencojë më shpejt se zakonisht variantet e reja të vaksinës. “Kjo ka prioritet të lartë”, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Ne duhet të përmirësojmë qasjen në prodhimin e vaksinës”, tha kryeministri belg Alexander de Croo. “Aksesi më i shpejtë për më shumë vaksina është vendimtar, për të mbrojtur njerëzit dhe për t’u kthyer në jetën normale.” Në shtatë vende të BE-së numri i infeksioneve po rritet pavarësisht masave të ndryshme kufizuese, tha presidentja e Komisonit të BE-së, Ursula von der Leyen. Në 20 vendet e tjera anëtare shifrat e infeksioneve janë në rënie ose kanë mbetur konstante. Kancelarja Angela Merkel në sfondin e mutacioneve të virusit me rrezik të lartë infeksioni është shprehur për një “valë të tretë”, në të cilën ndodhemi aktualisht.

Read more

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Pacientët nuk po rimbursohen –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Rritje e kapaciteteve

Krerët e qeverive dhe të shteteve të vendeve të BE-së gjatë video-konferencës miratuan të enjten (25.02) propozimet e Komisionit të BE-së për një furnizim më të mirë me vaksina. Në Marburg BE-ja mbështet ndërtimin e një fabrike të re vaksinash, e cila parashikohet të prodhojë rreth një miliardë vaksina në vit. Komisioni në të ardhmen luftën kundër pandemisë do ta koordinojë përmes një autoriteti të ri për „emergjencën shëndetësore” të emërtuar Hera. Vendet anëtare sërish premtuan, që të intensifikojnë kërkimin për variantet e virusit, në mënyrë që mutacionet e rrezikshme të konstatohen më shpejt. Paralelisht me samitin e 27 krerëve të shteteve dhe të qeverive në Parlamentin e BE-së në Bruksel u diskutua me shefat e gjashtë furnizuesve më të mëdhenj të vaksinës për BE-në. Ata premtuan se do të bëjnë sa është e mundshme, për t’i furnizuar sa më shpejt dozat e premtuara të vaksinave. Po ashtu synohet të bashkëpunohet për zhvillimin e vaksinave të përshtatura ndaj mutacioneve të virusit, tha Pascal Soirot, drejtori kryesor ekzekutiv i firmës AstraZeneca, që është kritikuar ashpër nga BE-ja për shkak të politikës së biznesit.

Certifikata e vaksinës „relativisht shpejt”

Parimisht kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së ranë dakord të zhvillojnë një pasaportë apo certifikatë të njësuar vaksinimi, përmes së cilës personat e vaksinuar të mund të lejohen në aktivitetet e kohës së lirë si dhe të marrin pjesë në veprimtari apo udhëtime. „Vendimi politik se çfarë konkretisht mund të bëhet me certifikatën e vaksinimit ende nuk është marrë, tha kancelarja Angela Merkel në një konferencë shtypi në Berlin. Po ashtu e pyetur nga DW, nëse një certifikatë e tillë elektronike mund të jetë në dispozicion deri në verë, ajo tha, se „nuk jam programuese”, duke shtuar „në një kohë relativisht të shpejtë”. Vetëm zhvillimi i certifikatës kombëtare të vaksinimit, që më pas do të integrohet në një certifikatë europiane, mund të kërkojë tre muaj. Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, krahas kolegëve të tij nga Greqia, Qiproja dhe Spanja u angazhuan për këtë. Kurz para samitit tha, se „pasaporta e gjelbër” për të vaksinuarit ose të shëruarit nga koronavirusi është e përshtatshme për të mundësuar „pak liri” dhe një „kthim gradual të organizuar drejt normalitetit”.

„Por kjo nuk do të thotë, që në fund vetëm të vaksinuarit do të lejohen të udhëtojnë”, saktësoi kancelarja Merkel. Qarkullimi ndërkufitar në BE mund të lehtësohet. Por eventualisht mund të aplikohen testet ndaj COVID-it për udhëtarët. Në thelb mbetet kompetencë e vet vendeve anëtare se si duan ta përdorin në të ardhmen certifikatën e vaksinimit. “Certifikata e vaksinimit është neutrale politikisht”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Kryetari i grupit të kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber (CSU), u kërkoi shefave të shteteve dhe të qeverive që të nxitojnë më shumë. Do të ishte „një makth burokratik” që të vaksinuarve tani të duash t’ua lëshosh më vonë një certifikatë vaksinimi, i tha Weber DW-së.

Jo kontrolle kufitare mes Francës dhe Gjermanisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron në raundin e video-konferencës ritheksoi propozimin e tij, që dozat e vaksinave të blera nga BE-ja t’u jepen si donacion vendeve më të varfëra në Afrikë. Macron u shpreh për një kuotë prej pesë përqind. Merkel e përshëndeti këtë propozim, por tha, se ende nuk mund të përcaktohet afati se kur mund të fillojë dorëzimi i tyre. Sot u furnizuan në Ganë dhe në Bregun e Fildishtë kontigjentet e para të blera nga nisma e OKB-së COVAX. Këto doza duhet të përdoren për vaksinimin javën e ardhshme në këto vende. “Kjo është një pandemi globale, të gjithë duhet të vaksinohen. Askush nuk është i sigurt, nëse nuk janë të gjithë të sigurtë”, nënvizoi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Kancelarja Merkel bëri të qartë, që nuk do të ketë mbyllje kufiri me Francën. „Mbylljet e kufirit nuk janë në rend të ditës”, tha kancelarja. Ndonëse Franca ka udhëzuar ndalimin e udhëtimit dhe intensifikimin e testeve në kufirin me Saarland-in, qarkullimi i personave që punojnë e banojnë midis dy vendeve si dhe qarkullimi i mallrave do të vazhdojnë. Kontrolle kufitare janë në fuqi me rajonet ku ka „zona me mutacion” si Tiroli dhe Çekia. “Në raste të caktuara ne jemi të detyruar të aplikojmë kufizime të caktuara”, tha Angela Merkel. Personat që punojnë e jetojnë mes dy vendeve duhet ta vazhdojnë punën, por ata duhet të testohen. Komisioni i BE-së i kritikoi si shqetësuese kontrollet kufitare në Gjermani dhe në pesë vende të tjera të tregut të brendshëm të BE-së.

/DW/

Etiketa: Bashkimi EuropianSaniti i BEvaksinimi\

Të Lidhura

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

nga 27
20:09 | 01/02/2026
0

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

nga 27
19:55 | 01/02/2026
0

Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë në çmimet e barnave në mënyrë të paprecedentë. Për disa barna me përdorim të gjerë,...

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:35 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:15 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Para
Basha takim me të rinjtë: Do të fitojmë për një të ardhme më të mirë

Basha takim me të rinjtë: Do të fitojmë për një të ardhme më të mirë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

20:09 | 01/02/2026
Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

19:55 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:35 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –
  • Pacientët nuk po rimbursohen –
  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –
  • Pacientët nuk po rimbursohen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com