Samiti i BE-së, Scholz: Ballkanin Perëndimor e duam dhe na duhet në Bashkimin Europian – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i BE-së, Scholz: Ballkanin Perëndimor e duam dhe na duhet në Bashkimin Europian

07:53 | 23/06/2022
në Kosove Rajon
0

Në deklaratën qeveritare në prag të samitit të BE-së, Olaf Scholz, u pozicionua qartë në anën e gjashtë vendeve të rajonit dhe i bëri thirrje Bullgarisë të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Kancelari gjerman Olaf Scholz, u shpreh në Bundestag, mirëkuptues ndaj pakënaqësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Ai tha të mërkurën pasdite se nuk është i sigurt nëse do të zhvillohet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE, i paraparë për të enjten paradite, 23.06. në Bruksel.

“Unë po e them shumë qartë: Shpresoj që samiti të mbahet. Sipas informatave tona, nuk është e sigurt që do të mbahet. Dhe që të jem i sinqertë, kjo nuk më çudit. Sepse kur ngjall shpresa, kur i ke futur këto vende në një rrugë dhe kur i bind se ia vlen që të ecin në rrugën drejt BE-së, dhe ata i bëjnë të gjitha përpjekjet, rrezikojnë konflikte politike brenda vendit, madje, një vend, Maqedonia e Veriut, ndryshon edhe emrin që të mos jetë në grindje me Greqinë, atëherë është konsekuente që vendimmarrësit dhe qytetaret dhe qytetarët e tyre ta shprehin pakënaqësinë që kanë”.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Scholz megjithatë nënvizoi se nëse samiti do të mbahet, ai nuk do të jetë i lehtë. Por për Gjermaninë është e rëndësishme që të pozicionohet. Gjermania është në anën e tyre.

Heqja e parimit të unanimitetit

Më parë kancelari socialdemokrat ishte shprehur për heqjen e parimit të unanimitetit në politikën e jashtme dhe kishte thënë se, sikurse Ukraina dhe Moldavia, që do të marrin një përgjigje të fortë ndaj kërkesës së tyre për status kandidati, edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, meritojnë një përgjigje të qartë. “Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme për mua të vizitoja rajonin përpara udhëtimit tim në Ukrainë”, theksoi kancelari.

Politikani socialdemokrat përshkroi me ton dhe fjalë emocionale, të pazakonta për të, gjendjen në të cilën ndodhet Ballkani Perëndimor sot, duke sjellë para deputetëve një mbresë që kishte marrë nga takimi i tij i fundit me liderët e Ballkanit në Selanik.

“Kanë kaluar gati 20 vjet që kur në Selanik BE-ja u ofroi këtyre vendeve perspektivën e anëtarësimit. Unë isha atje para disa ditësh. Dhe të gjithë ma kujtuan këtë, se si u vendos. Atëherë në Selanik të gjithë mendonin se do të ishin anëtarë të BE-së pas pesë ose tetë vjetësh. Dhe kjo nuk është realizuar deri më sot”, tha kancelari.

Më tej ai tha se ka ardhur koha që ne e duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ky ishte mesazhi im në udhëtimin tim në rajon. Dhe ky do të jetë gjithashtu mesazhi që duhet të vijë nga takimi i nesërm i BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kritikë ndaj Bullgarisë

Scholz lavdëroi kryeministrin bullgar, Kirill Petkov, dhe tha se ai luan një rol tejet konstruktiv në bisedat me Shkupin. Ne e dimë se edhe sot ka debate në vend. “Sepse kjo është ajo që shumë shpesh e bën kaq të vështirë bashkëpunimin në Evropë, që çështje që e kanë bazën në ngjarje të ndodhura shumë kohë më parë, përdoren papritur për të ngatërruar gjithçka që sjell një të ardhme paqësore.”

Prandaj edhe unë shpresoj që Bullgaria të zgjedhë një rrugë, që e bën të mundur ta shpalosë forcën e saj, në Bashkimin Evropian, por edhe e bashkuar me fqinjin e saj më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.

Scholz tha se i mbështet përpjekjet e kryesisë franceze të BE-së, për të ndërmjetësuar një kompromis dhe u shpreh optimist që Bullgaria do të gjejë një zgjidhje: “Në fund të fundit, një Ballkan Perëndimor evropian i qëndrueshëm dhe i begatë është në të mirën tonë”

Edi Rama konfirmon pjesëmarrjen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më parë kishte paralajmëruar me anë të një mesazhi në Twitter se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë s’kërkojnë në Bruksel, nëse Bullgaria do të vijonte të bllokonte çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, po me anë të një mesazhi në Twitter ai të mërkurën ishte shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor do të shkojnë në Bruksel.

“Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për pengmarrjen tonë nga Bullgaria që shkatërron atë,”, shkruante kryeministri i Shqipërisë./DW

Etiketa: kosoveOlaf Scholz

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, ja çfarë diskutuam

Rusia nis sulmet me raketa në Harkiv, Zelensky kërkon ndihmën e Perëndimit për armatime

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com