Kryebashkiaku Erjon Veliaj fton shqiptarët që përfaqësojnë diasporën të investojnë në Tiranë
Veliaj i pranishëm në samitin e diasporës tha nga paneli “Zhvillimi Ekonomik në Atdhe dhe roli i diasporës” se kryeqyteti i vendit ka pasur shumë zhvillime pozitive. Kryebashkiaku u shpreh se Tirana ofron mundësi reale për investime duke premtuar se shumë shpejt në Kashar do të hapet një zonë e lirë ekonomike që ofron më shumë lehtësi për ata që duan të investojnë.
Samiti Diasporës ka mbledhur në Tiranë afro 1 mijë përfaqësuesë nga gati 40 shtete të botës. Ky organizim vijoi sot me 4 panele te cilat zhvillohen paralelisht me tema të ndryshme.