Fushë Kruja është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet e këtyre ditëve në vendin tonë.
Për rrjedhojë banorë të shumtë janë evakuuar nga banesat e tyre në drejtim të strehave më të sigurta.
Në disa raste banorët janë strehuar në ambientet e shkollave. Gazetarja Rashela Shehu ka postuar në Facebook fotografinë e shkrepur në Fushë Krujë, ajo shkruan: ‘‘Sabina do të duhej të ulej në bankat e shkollës e jo të flinte në to…”