Sa shumë urrejtje për pronarët “ish pronarë” – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa shumë urrejtje për pronarët “ish pronarë” –

18:30 | 27/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Ardjan Turku*

Plasi dhe dosja “Partizani”.

Tërësisht e paralajmëruar. Pavarësisht bindjeve politike të gjithë e prisnim me shumë interes. Na pëlqente ose jo.

Prisnim goditjen e peshqve të mëdhenj dhe konfirmimin e SPAK apo të drejtësisë së re si një Shpatë e Demokleut për këdo. Me garancitë se e tillë do të ishte, prisnim të shihnim se si do të ishte drejtësia e re, procedurialisht dhe në materie, për qytetarë dhe pushtetarë, të varfër dhe të pasur, të vuajtur e të përkëdhelur pa diferencime dhe me të njejtin standard për tërë rastet e ngjashme.

Në këtë aspekt dosja “Partizani”, edhe pa qenë jurist nuk të bind, madje lë shumë për të dëshiruar. Mendoj që SPAK dhe drejtësia e re duhet të jetë e ndërgjegjëshme se luan shumë me besueshmërinë e saj, në fakt ajo ka në dorë të bindë dhe ti japë shpresë popullit që më në fund jemi në rrugën e duhur mes një baltovine që po na mbyt. Emrat nuk janë pa rëndësi. E në këtë aspekt edhe emri i Berishës.

Është emër që për mirë a për keq ndez turma, e duan ose e urrejnë, nisur nga bindjet që kanë apo thjeshtë nga pozicionimi politik pragmatist i momentit apo afatgjatë. Varësisht nga kjo situatë SPAK sot mund të marrë “pëlqime” të një pjese, mund të entuziazmojë apo fillojë të ndezë shpresë.

Por do të jetë e përkohëshme. Nëse nuk respektohen proceset përgjatë një ҫështjeje dhe nëse nuk ka materie reale por në vend të saj ka shumë sofizma a konkluzione për induksion, pëlqimet kthehen në mospëlqime dhe Shpata e Demokleut bie mbi SPAK, gjykatat etj, në formën e humbjes së besueshmërinë. Pasi ndodh kjo, nuk kanë më rëndësi emrat.

Berisha është individ ndërsa SPAK-u është institucion. Të dy palët kanë të drejtë të “luajnë” procedurialisht, Berisha luan për nderin e vet ndwrsa SPAK vë në tavolinën e pokerit nderin e sistemit të drejtësisë me gjithë pasojat në sistemin shoqëror e politik të vendit. Prandaj dhe nuk i lejohet që ta masë suksesin me emocionet e kundërshtarëve të Berishës apo turmës. Prandaj nuk i lejohet asnjë hap i diskutueshëm në aspektin procedurial e as në atë të materies.

Por ajo që më bën shumë përshtypje madje më lë pa frymë është qëndrimi deri në urrejtje për kthimin e një prone, pronarëve shekullorë dhe llogaritë perverse se sa këta pronarë kanë fituar nga zhvillimi i saj, brenda kuadrit ligjor. Bëhët fjalë për kthimin e një prone të pashpronësuar por të konfiskuar nga Enver Hoxha. Bëhet fjalë për një pronë që iu kthye disa prej familjeve “themeluese” të kryeqytetit.

Bëhet fjalë për kthim jo më shumë se 10% të pronave që këto familje kanë pasur. Bëhet fjalë për një pronë që po e shfrytëzonin individë që nuk kishin lidhje me të e ndoshta vetëm sa duhet të firmosnin dokumentacion, thjeshtë për arsye të rrogës që merrnin dhe që e kërkonin herë në bashki, herë në Ministrinë e Mbrojtjes, e herë në atë të Kulturës.

Nuk mund të mos kujtoj ish shtëpitë e pushimit të punëtorëve që sot i kanë privatizuar apo i shfrytëzojnë “sindikalistët”, këtu në vendin tonë ku vetëm lëvizje sindikaliste nuk ka. Nëse një të tillë do ta shfrytëzonte familja Malltezi apo Begeja apo Alimehmeti etj, sot do të bëhej nami. Nuk mund të mos kujtoj qindra sheshe ndërtimi në vendet më me vlerë të Tiranës, prona të po këtyre familjeve apo të tjera familjesh tiranase dhe kudo, të zhvilluara nga të tjerë përfitues pa lidhje me trashëgiminë, me të cilët të gjithë janë OK.

Janë OK sepse zhvilluesit janë Alabarë dhe jo “ish pronarë”.

Asnjë urrejtje për Alabarët që po shesin apartamente brenda portit të Durrësit pa vënë asnjë tullë akoma.

Duke lexuar komente e artikuj, duke dëgjuar gazetarë e analistë dua të gjej përgjigjen e vërtetë të pyetjes: Përse kaq shumë urrejtje për pronarët ish pronarë? Për arsye të emrit të Berishës dhe Maltezit? Sigurisht që po, strategji për të dobësuar opozitën.

Qartazi kemi të bëjmë me komponentë politikë të përdorur dhunshëm nga pushteti. Zallamahia mediatike dhe klima e krijuar më thotë se nuk është vetëm kjo. Gjithsesi i drejtohem kujtdo – përse gjithë kjo urrejtje?!

Po le ta gëzojnë ore të uruar pronën e ligjshme të gjysh-stërgjyshërve e mos i bëni llogaritë se sa kanë fituar nga zhvillimi. Boll humbën për 60 vjet në komunizëm e demokraci bashkë.

E nëse vazhdoni kështu më mbetet vetëm t’ju them “zoti ju marroftë” sepse nesër as për ju nuk do të ketë siguri juridike. Falë urrave tuaja.

*Ish-deputet (shkrimi i marrë nga faqja zyrtare e autorit në FB)

Read more

As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve –

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’ –

Këmbimi valutor 26 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

SPAK aksion kundra pastrimit të parave, goditet grupi kriminal! Lëshohen 10 masa sigurie –

Të Lidhura

Çështja ‘Beleri’/ Greqia kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe BE –

As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve –

nga 27
09:30 | 26/05/2026
0

Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin në Syri Tv se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’ –

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’ –

nga 27
08:44 | 26/05/2026
0

Mbi njëzet e pesë vjet vjet të shkuara, autori i këtyre radhëve takoi një vajzë, punonjëse në një nga bankat...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 26 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:32 | 26/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me...

SPAK aksion kundra pastrimit të parave, goditet grupi kriminal! Lëshohen 10 masa sigurie –

SPAK aksion kundra pastrimit të parave, goditet grupi kriminal! Lëshohen 10 masa sigurie –

nga 27
08:26 | 26/05/2026
0

SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të dyshuar për pastrim parash dhe aktivitete të tjera...

Para
Tragjike/ Gruaja hedh burrin në prerësen e druve për të… –

Tragjike/ Gruaja hedh burrin në prerësen e druve për të... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çështja ‘Beleri’/ Greqia kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe BE –

As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve –

09:30 | 26/05/2026
Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’ –

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’ –

08:44 | 26/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 26 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:32 | 26/05/2026
SPAK aksion kundra pastrimit të parave, goditet grupi kriminal! Lëshohen 10 masa sigurie –

SPAK aksion kundra pastrimit të parave, goditet grupi kriminal! Lëshohen 10 masa sigurie –

08:26 | 26/05/2026
Uraniumi i pasuruar i Iranit ose do t’i dorëzohet SHBA-së, ose do të shkatërrohet –

08:14 | 26/05/2026

Më Të Lexuarat

  • As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve –
  • Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’ –
  • Këmbimi valutor 26 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • SPAK aksion kundra pastrimit të parave, goditet grupi kriminal! Lëshohen 10 masa sigurie –
  • Uraniumi i pasuruar i Iranit ose do t’i dorëzohet SHBA-së, ose do të shkatërrohet –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 26 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve –
  • Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’ –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com