As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve –

09:30 | 26/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë –

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit –

Shëndet dhe mirësi në çdo familje –

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’ –

Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin në Syri Tv se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e marrëveshjes së detit me Greqinë ishte “fotokopje” e një letre të ish-kryeministrit turk Ahmet Davutoglu.

Beleri akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjatë negociatave ka parë më shumë interesat e një shteti të tretë sesa ato të Shqipërisë. Sipas tij, çështja e detit duhet të zgjidhet me transparencë dhe me një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët.

Ai tha se dy herë është arritur dakordësi mes Shqipërisë dhe Greqisë, por në të dy rastet pala shqiptare është tërhequr. Beleri kritikoi edhe mungesën e informacionit publik në Shqipëri për negociatat, duke theksuar se në Greqi ka pasur informim zyrtar për zhvillimet.

Eurodeputeti shtoi se dokumentet e Bashkimit Europian për negociatat me Shqipërinë përfshijnë çështje që lidhen me shtetin e së drejtës dhe pronat, por jo detyrime për zgjidhjen e

Beleri: Dua të them që po të lexojë dikush vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është fiks letra e zotit Davutoglu. Secili ka argumentat e veta, por këto janë gjëra që janë të vërtetuara. Zoti Rama gjatë negocimit të çështjes së detit të dy palëve, është një njeri që më shumë sesa interesin e Shqipërisë, ka parë interesin e një shteti të tretë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare është letra e Davutoglu, sikur e bën fotokopje.

Nuk e them unë, mund të pyesni shqiptarë, njerëz që kanë negociuar marrëveshjen e 2009-ës. Megjithatë, unë nuk dua të ngul këmbë cila marrëveshje është më e mirë. Unë dua të them që të ecim dhe të avancojmë marrëdhëniet, duhet të zgjidhet marrëveshja. Të ketë një marrëveshje. Marrëveshje në disfavor të njërit apo tjetrit shtet nuk do ishte një gjë e pranueshme, sepse kur duam të kemi marrëdhënie të sinqerta, duhet të jenë të sinqerta dhe kjo do të thotë që marrëveshja duhet të jetë nga të dyja anët e pranueshme.

Tani, të del nga biseda, që dy herë është dakordësuar një zgjidhje dhe të dyja herët është tërhequr qeveria shqiptare, duhet të vendosë qeveria shqiptare që kjo gjë duhet të zgjidhet.

Në parimin e shtetit të së drejtës, pa toleruar asnjë gjysmë centimetri. As unë, as Mitsotakis, as Rama nuk e kemi të babait. Është e dy popujve kjo pasuri dhe duhet të zgjidhet në mënyrë korrekte.

Ka nja tre praktika ndërkombëtare, e drejta ndërkombëtare, do bazohemi në ato për ta zgjidhur.

Po të lexojmë tekstet e Bashkimit Europian, duke filluar nga tetori 2024 kur Shqipëria hapi negociatat. Atje ka dy-tre kushte që kanë të bëjnë me kthimin e pronave të pronarëve legjitimë shqiptarë edhe të minoritarëve, ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe dy-tre gjëra të tjera. Nuk ka firmosur Shqipëria asnjë protokoll dhe asnjë letër që e detyron të zgjidhë në mënyrë disfavori çështjen e detit. Shqipëria duhet të vendosë që kjo të zgjidhet.

Mënyrën duhet ta gjejnë palët shqiptare dhe duhet të ketë një transparencë. Dje zoti Gerapetritis ishte në komisionin e politikës së jashtme të Greqisë dhe e informoi me detaje. Në Shqipëri ka informacion zero se çfarë po negociohet. I gjithë opinioni publik shqiptar dhe politika shqiptare janë në errësirë. Pra duhet të bëhet transparente dhe të zgjidhet. Në qoftë se ka vullnet, duhet ta zgjidhin.

Problemi nuk zgjidhet se ka të ngjarë të humbasë një shtet, Turqia. Shqipëria dhe Greqia nuk kanë për të humbur. Duhet ta dini që zoti Kotzias i kishte ofruar zgjidhje për shfrytëzimin ekonomik. Pavarësisht ku do bjerë vija, në mes apo jo, se si do bëhet shfrytëzimi i hidrokarbureve, do ndaheshin në mënyrë të barabartë. Në qoftë se kishte një propozim nga zoti Kotzias dhe atje gjendeshin hidrokarbure, do ndaheshin në mënyrë të barabartë. Këtë pikë të marrëveshjes s’po e pranon qeveria shqiptare, kur flasim për interesa.

Të Lidhura

Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë –

Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë –

nga 27
10:26 | 26/05/2026
0

Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes në Tiranë ka rikthyer në vëmendje çështjen e marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë....

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit –

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit –

nga 27
10:20 | 26/05/2026
0

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy miqësore në qershor ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21. Trajneri Alban Bushi ka publikuar...

Shëndet dhe mirësi në çdo familje –

Shëndet dhe mirësi në çdo familje –

nga 27
10:08 | 26/05/2026
0

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës së Kurban...

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’ –

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’ –

nga 27
08:44 | 26/05/2026
0

Mbi njëzet e pesë vjet vjet të shkuara, autori i këtyre radhëve takoi një vajzë, punonjëse në një nga bankat...

Para
Shëndet dhe mirësi në çdo familje –

Shëndet dhe mirësi në çdo familje -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë –

Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë –

10:26 | 26/05/2026
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit –

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit –

10:20 | 26/05/2026
Shëndet dhe mirësi në çdo familje –

Shëndet dhe mirësi në çdo familje –

10:08 | 26/05/2026
Çështja ‘Beleri’/ Greqia kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe BE –

As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve –

09:30 | 26/05/2026
Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’ –

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’ –

08:44 | 26/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë –
  • Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit –
  • Shëndet dhe mirësi në çdo familje –
  • As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve –
  • Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’ –
  • Këmbimi valutor 26 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë –
  • Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com