Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së i bën thirrje opozitës t’i kthehet punimeve të Kuvendit
Prej tre javësh, opozita ka vendosur marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Deputetët e opozitës munguan edhe sot në komisionet parlamentare dhe për këtë ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi. Ai tha se nuk kuptohet pse opozita po vazhdon bojkotin pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat e saj.
Në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar të Integrimit, u diskutua një marrëveshje me Malin e Zi por për shkak të mungesës së opozitës, marrëveshja nuk u miratua. Kretari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi tha se PD do të ishte e lumtur që të miratonte marrëveshjen me Malin e Zi duke shtuar me ironi se “Buzëqeshjen e anëtarëve të opozitës ia ka ngrirë udhëheqja”.