Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin nga Kuvendi të ish-kryeminstrit Berisha. Kërkesa e PS-së pasi e quajti Ramën kriminel dhe e akuzoi se ka mbledhur kriminelë nga veriu i Shqipërisë.
Drejtuesi i seancës, nënkryetari i Kuvendit Shpëtim Idrizi tha se Byroja e Kuvendit do të mblidhet brenda 48 orësh për të shqyrtuar kërkesën e PS-së për përjashtimin e Berishës. Ish-kryeministri u përjashtua nga Kuvëndi për 10 ditë para tre javësh, kur bëri thirrje për armatosje të popullsisë. Ky vendim i Byrosë solli më pas bojkot të parlamentit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.