• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

RTSH, himni bardh e zi i të shkuarës dhe ditari i pashkruar i së nesërmes

12:24 | 02/05/2020
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Një jetë njerëzore mund të kalojë në tre dyer që hapembyllen njëra pas tjetrës. Tre stacione që e bëjnë individin të jetë Tre në Një, në kohë dhe hapësirë të ndryshme: adoleshenca, pjekuria dhe mosha e tretë. Në adoleshencë, gjithkush është i bindur se ka mundësi, moral e mision që të ndryshojë gjithë botën. Beson tek revolucioni dhe përbuz evolucionin.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

E nesërmja dhe mohimi është feja e tij.

I pjekur dhe në prag të thinjave të para, kërkon të zmadhojë metrat katrorë të shtëpisë, të rrisë cilindratën e makinës dhe të lartojë statusin në shoqëri.

Paratë janë tempulli ku falet.

Në pleqëri, e vetmja gjë që ëndërron, është t’i sigurojë vetes “un’exit”-in e tij të qetë të jetës dhe një tualet të rehatshëm. Në këtë stacion fundor të jetës, gjithkush e kujton të shkuarën duke qeshur me cinizëm me pjekurinë e dikurshme dhe duke ju dukur e mrekullueshme cilado vuajtje adoleshenti. Edhe qelia e rinisë duket e bukur, kur e sheh me mallëngjimin e largët të pleqërisë pa kthim.

Funerali i të tjerëve është argëtim.

Gjashtë dekada, koha e mjaftueshme që njeriu të ketë mbyllur hesapet më të rëndësishme me jetën, janë një përjetësi, kur i sheh nga adoleshenca në pleqëri, por janë edhe një çast i vetëm, kur sheh në drejtimin e përkundërt, nga pleqëria në adoleshencë.

Ky është një cikël që ku më pak diku e ku më shumë diku gjetkë, përmblidhet në 60 vjet vjet jete, gjatë të cilave pothuaj kushdo ka kuptuar se nga ka ardhur, çfarë ka bërë dhe ku do t’i duhet të shkojë. Çfarë është e vërtetë për një jetë individi, pothuaj vërtetohet edhe në jetën e një shoqërie që ngrihet mbi frymëmarrje ciklike brezash. Në jetën e saj, 60 vjet apo dy breza njerëzorë, koha kur individi që ishte bir i dikujt, bëhet ati i dikujt tjetër, ajo zgjat sa një hapjembyllje sysh.

Është më pak se një çast. Është më shumë se një gjurmë. Është një mikrobotë brenda një makrobote që vetëm ndryshon. Dhe që i mjafton vetëm forma për të tjetërsuar thelbin. Si karboni që shndërrohet në diamant.
Por diamanti, si rregull dhe jo si përjashtimi që përforcon rregullin e trishtuar, nuk e refuzon kurrë veshin e derrave vanitozë.

Sistemi politik që udhëheq një shoqëri mund të shembet brenda një nate. Komunizmit shqiptar pikërisht kështu i ndodhi. U ngrys, por nuk u gdhi dot. Ngjante i përjetshëm, por ra papritur si dhëmbi nga nofulla e plakur.

Sistemi ekonomik mund të ndryshojë brenda një stine. Por, në Shqipërinë që pretendonte të çonte fshatarin në dyqan për të blerë qumësht e vezë, ku askush nuk ishte pronar as i varrit të vet, ndodhi diçka më shpejt. Lavjerësi tipik ballkanas që shkon vetëm në ekstrem, nga kolektivizimi i harbuar në gjithçka e gjithkund, shkoi në skajin e tjetër të individualizmit arrogant, që e sheh “shtetin” dhe publiken sërish si një pronë të askujt, por ku secili mund të ngulë pirunin e urisë, thikën e lakmisë dhe garuzhden e babëzisë për t’i rrëmbyer një copë dhe për të ndërtuar një gardh. Kjo është prova që ulërin se për të ndryshuar një mendësi, duhet shumë më shumë se një brez jete njerëzore. Ky është një nga shkaqet thelbësore se pse prona publike ka kaq armiq vërdallë dhe pse duhet sërish më shumë që një brez njerëzor që kjo marrëzi të ndryshojë. Janë dy të tillë, në harkun e 60 vjetëve në historinë moderne të shoqërisë shqiptare, që kanë qenë dëshmitarë të lindjes së një institucioni, një marke, një ëndrre të realizuar pjesshëm, një makthi të jetuar gjatë, të shpresës për ringjallje me miq që vrasin dhe armiq që presin të vetëvritet.

Është një institucion, jeta e të cilit ngjan qoftë me portretin e individit shqiptar, qoftë me skicën e shoqërisë shqiptare të së njëjtës periudhë. RTSH është kalendar për dy breza jete. Ka qenë dhe është pasqyra, ku pothuaj të gjithë kanë parë ëndrrat dhe makthet vetjake, shpresat dhe zhgënjimet, hapjen dhe mbylljen, ka qenë dashuri dhe urrejtje, virgjëreshë me shumë dashnorë dhe nënë e përdalë bijsh harramsëzë.

RTSH është pushteti që i është kërkuar egërisht t’u shërbente gjithë pushteteve.

Edhe kur e kanë shndërruar në altoparlant dhune, edhe kur e kanë injoruar me indiferencën e mbipushtetit.

RTSH është ditari i Shqipërisë së gjashtë dekadave. Që nga nisja e varfër e deri tek progresi i ëndërruar, që nga mjerimi ekstrem i imponuar me dhune, tek shkëlqimi i ftohtë i botës së sotme.

Eshtë ditari që tregon sesi bashkëjetuan përballë të njëjtit mikrofon e të njëjtës kamera, sesi ecën në të njëjtin korridor e të njëjtat studio servilë e rebelë, shërbëtorët e shërbenjësit, amatorët e neveritshëm dhe profesionistët e epërm, honi i kopukëve dhe dallkaukëve dhe maja e inteligjencës dhe emancipimit te vendit.
Është kujtesa e rrugës së përshkruar nga ekstreme robërie në skaje anarkie, është edhe qengji i pafajshëm i kurbanit, edhe lopa që i grabiteshin thundrat. Është vetë rruga, ku kanë parakaluar edhe tamtamet qesharake e plot jargë të pushteteve, edhe patkonjtë e kalit të Dhaskal Todrit që sillte dritën, që shkonte përtej dritës në errësirë. Është shkëlqimi plot kontraste që kushtëzon hijen më të fortë, pikërisht aty ku është drita më e fortë. Është klithma që kujton se të robëruarit në burg nuk janë gjithmonë fajtorë, por mëkatarë janë ata që vetëburgosen në liri.

RTSH është më shumë se llaçi në tulla, është më shumë se tullat që ngrejnë godinën dhe absolutisht më shumë se godina që transmeton shërbesën publike që nga mbrëmja e 29 prillit 1960 e transmetimit të parë, tek funerali i diktatorit, nga dëshmia për rënien e komunizmit, tek marrëzia e 97-ës, nga mrekullia tragjike e Luftës për Kosovën, tek rotacioni i pushteteve, nga arroganca që ekzekutoi pa gjyq tek tërmeti i njerëzisë, shkundja e natyrës dhe Pandemia që e bëri ekranin shkollë shtëpie.

Radio Televizioni Shqiptar, për një mori befasuese rrethanash, është pak nga të gjitha këto. Është traditë e të shkuarës dhe projekt i të ardhmes. Është kujtesë e nostalgjisë dhe realitet që po imponohet.
Ka një rregull të shkruar shumë herë. Gjithkush që i jep ngjyrë ekraneve të inisiativës së lirë, kësaj prone të lirisë kaotike shqiptare, ka kaluar nga ekrani i RTSH-së. Është ngutur për të ardhur dhe ka vrapuar për të ikur. Ka ikur pa kthyer kokën pas dhe është rikthyer duke marrë shumëçka nga ky ekran duke lënë peng diçka të vetes tek ai.
Që në fakt, është ekrani më i veçantë në Tiranën me shumë ekrane: nuk ka një pronar të vetëm! Nuk ka një “afendiko” tek pullë, edhe pse shumëkush ka shpresuar dhe është sjellë si pronari tekpulls i tij. Ai është pronë publike me gjithë shqiptarët aksionerë. Trashëgon ndjeshmërinë dhe indiferencën e të gjithë shqiptarëve. Veset dhe epërsitë e tyre. Që gjithmonë e më tepër po kujtohen te thonë: të hedhim një sy aty ku dikur e tani kemi pasur e mund të kemi një shërbesë që na përket.

Dhe që shkon në çdo antenë të pronarëve të vet, në Shqipëri e Diasporë, në martesën e rishtë të nostalgjisë së bardh e zisë nga e shkuara, me shkëlqimin e epërm të botës së sotme dixhitale.

Çdo jetë njerëzore kalon në së paku tre dëshmi klasike që hapembyllen njëra pas tjetrës: sytë e tjetrit, kujtesa kolektive dhe ekrani i televizorit. Ky i fundit, ekrani i RTSH-së, sot është një adoleshent 60-vjeçar, i bindur se ka mundësi, moral e mision të ndryshojë ca pak vetveten për të ndryshuar, ca pak gjithë botën shqiptare. Duke besuar tek evolucioni i qetë dhe jo revolucioni i zhurmshëm.

E nesërmja, pohimi dhe shërbesa është feja e tij! Liria, tempulli ku falet!

/Gazeta “Fjala”/

Etiketa: adoleshencëbardh e ziditarihimnillaçi në tullaLorenc VangjeliRTSHRTSH himni bardh e zi i të shkuarës dhe ditari i pashkruar i së nesërmestempulli

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Ja përse Albin Kurti duhet ta mbajë larg Edi Ramën

Albin Kurti, ose Kaçubeti i Revolucionit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë? –

Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë? –

08:27 | 31/03/2023
BIRN tregon problemet e pastruesve me pagat e tyre –

Inflacioni, rritja reale e pagave më e ulët se në vitin 2021 –

08:15 | 31/03/2023
Tronditëse! Djali i reperit rrëzohet nga kati i pestë i banesës –

Tronditëse! Djali i reperit rrëzohet nga kati i pestë i banesës –

08:13 | 31/03/2023
Nuk do të lejoj Vuçiçin në Kosovë, i padëshiruar –

Nuk do të lejoj Vuçiçin në Kosovë, i padëshiruar –

08:07 | 31/03/2023
Më të paguarit në Ligue 1, PSG dominon listën –

Më të paguarit në Ligue 1, PSG dominon listën –

07:59 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë? –
  • Inflacioni, rritja reale e pagave më e ulët se në vitin 2021 –
  • Tronditëse! Djali i reperit rrëzohet nga kati i pestë i banesës –
  • Nuk do të lejoj Vuçiçin në Kosovë, i padëshiruar –
  • Më të paguarit në Ligue 1, PSG dominon listën –
  • Nokia do të dërgojë rrjetin 4G në Hënë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sa kohë mund të qëndrojnë njerëzit pa gjumë? –
  • Inflacioni, rritja reale e pagave më e ulët se në vitin 2021 –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com