Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Rrugët politike kanë shterruar”, Basha në Kurbin: Më 16 shkurt rrëzojmë qeverinë

Nga Klodiana 0

Kreu i opozitës shqiptare u tha qytetarëve të Kurbinit se është aty për t’ju treguar atyre se është aty për t’ju dalë zot intereve të vendit dhe për të dhënë premtimin se cdo kush që do të ndjekë universitetin pavarësisht të ardhurave ekonomike PD do t’ju mundësojë aty studimet.

Sot e gjithë bota nuk e njeh Ramën  si kryeministrin e Shqipërisë, tha Basha, por si kryeministri i kriminelëve .

“Ka ardhur koha që qytetarët ta marrin vetë në dorë fatin e tyre. Cdo ditë provohet se si qeveria e tij lufton për të grabitur shqiptarët dhe për të favorizuar kriminelët. Nuk ka ekonomi me Edi Ramën, nuk ka mirëqënie me Edi Ramën, nuk ka Europë me Edi Ramën. Ne kemi në plan që t’iu marrim edhe qindarkën e fundit oligarkëve që t’jua kthejmë juve, dhe ata që kanë vjedhur të shkojnë të gjithë prapa hekurave”.

Plani ekonomik sipas Bashës ka mbështetjen e partnerëve europianë dhe pjastarëve të qeverisë së Merkelit që sipas tij do ta ndihmojnë PD-në kur të vijë në pushtet që për ta vënë në zbatim.

Ai u shpreh gjithashtu se, “Sapo PD do të vijë në pushtet qeveria nën drejtimin tonë do të bëjë që askush të mos mbetet pa bukë, pa ujë dhe pa drita. Por që të arrijmë tek kjo ditë ka nevojë për revoltën e cdo qytetari që i thotë jo krimit dhe korrupsionit në pushtet. Ka nevojë për grumbullimin tuaj me 16 shkurt. Ndaj jepini dorën njëri-tjetrit, kini besim tek njëri-tjetrin dhe ejani në Tiranë më 16 shkurt. Drejtësia është në dorën tuaj dhe duhet ti jepet fund kësaj bande duke u bashkuar të gjithë për të këputur zinxhirët e varfërisë”.

Sipas kreut të opozitës, rrugët politike që ka janë ndjekur deri më sot janë shterruar por sipas tij, një gjë nuk shterron kurrë: qeveria, parlamenti, institucionet të cilat iu përkasin qytetarëve.

Basha tha se, “Më 16 shkurt rrëzojmë një qeveri që është kundër interesave tuaja dhe të vendit. Krijojmë një qeveri taknike dhe kalimtare për t’ju hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej