Nga dita e nesërme pritet që çdo automjetet, i cili do kalojë në Rrugën e Kombit të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje. Punimet për vënien në funksion të traut janë në fazën finale.
Pritet që sportelet të nisin nga funksioni ditën e nesërme, çka do të thotë se të gjitha automjetet që do zgjedhin të kalojnë përmes Rrugës së Kombit të detyrohen të paguajnë taksën prej 5 euro. Nuk dihet nëse kjo do të ndikojë në lëvizjen e mjeteve nga Kosova drejt Shqipërisë.
Numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri gjatë janarit dhe shkurtit është 140.687, me një rritje prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.