Për shkak të situatës me pandeminë e Covid-19, Gjykata e Tiranës njoftoi sot pezullimin e punës.
Në vendimin e firmosur nga kryetari i Këshillit Petrit Çomo, thuhet se pezullimi do të nisë nga dita e premte, 13 nëntor, për dy javët në vijim.
Në shkresë theksohet se përjashtim nga ky vendim do të kenë vetëm çështjet e karakterit urgjent.