Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me çmimin e fundit të naftës që u vendos nga Bordi i Transarencës. Vasili thotë se rritja në 239 lekë të naftës, tregon se hajdutëria ne qeverisë nuk ka të ndalur. Ai shprehet se Maqedonia 63 lekë më ulët dhe Mali i Zi 82 lekë me ulët, pasi sipas tij ata nuk kanë qeveri gangsterësh.
“Çfarë qeverie hajdutësh dhe grabitqarësh, rriti çmimin e naftës sot në 239 lekë!! Hajdutëria nuk ka të ndalur. Bordi i hajdutëve të qeverisë rriti çmimin në 239 lekë. Maqedonia e ka çmimin e naftës sot 176 lekë. Mali i Zi e ka çmimin 157 lekë naftën. Maqedonia 63 lekë më ulët dhe Mali i Zi 82 lekë me ulët. Por Maqedonia dhe Mali i Zi nuk kanë qeverinë e gangsterëve të rilindjes. Kushdo që ka sy në ballë dhe mend në kokë kupton se çfarë plaçkitje të tmerrshme po bën qeveria e hajdutëve, që ndan fitimet me oligarkët. Çdo shqiptar vidhet egërsisht nga qeveria dhe askush nuk ka të drejtë të lidh duar e të heshtë” – shkruan Vasili në facebook.