Rritja e çmimit të karburanteve, Basha propozon planin me 7 pika – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e çmimit të karburanteve, Basha propozon planin me 7 pika

17:12 | 03/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi sot se një krizë energjitike sapo ka filluar me rritjen e çmimeve të karburanteve. Për kreun e qeverisë shqiptare kjo është një fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare. Por Lulzim Basha nuk mendon kështu. Kryedemokrati tha se shqiptarët kanë 8 vite që po përballen me çmimet më të larta në rajon dhe akuzoi Edi Ramën se “doli sot për të larë duart para shqiptarëve”.

Lideri i PD-së propozoi një plan me 7 pika për t’u ardhur në ndihmë familjeve shqiptare për të përballuar krizën energjitike, të cilat janë; “Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti, ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve, subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët, mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve, ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime dhe më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve” tha Basha.

“Tellalli i së keqes doli sot për të larë duart para shqiptarëve, për atë që po përgatit për ta, rritjen e mëtejshme të çmimeve të energjisë, ndërsa tashmë të gjitha cmimet janë rritur ndjeshëm duke pamundësuar për qindra mijëra shqiptarë të përballojnë nevojat bazë.

Vërtet bota po përballet tani, por shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në rajon e ndër më të lartat në Europë, të energjisë dhe karburantëve.
Në ato vende ku ndodhin rritje të diktuara nga tregjet ndërkombëtare, qeveritë e përgjegjshme u vijnë në ndihmë qytetarëve të tyre.
Por a mund të ndodhë kjo më këtë qeveri?
Shqiptarët e dinë mirë që jo.
Ata e kanë parë se si në momentet më të vështira të këtyre viteve, kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka braktisur.
Kështu ndodhi me tërmetin, kështu ndodhi me pandeminë.
Shqiptarët e kanë parë se si fondet e rindërtimit u përdorën për të majmur ortakët e Edi Ramës, dhe po këto fonde të jepeshin jo për njerëzit në nevojë , por për të marrë në këmbim votën e tyre.
Shqiptarët e kanë vuajtur në lëkurën e tyre braktisjen gjatë pandemisë, kur babëzia e kësaj pakice të korruptuar dha ndihmën më të ulët ekonomike në Europë, duke shkaktuar rritjen më të madhe të jetëve të humbura në kontinent, varfëri dhe papunësi.
Me këtë bilanc të zi, me këtë qeverisje që fatkeqësitë e njerëzve i kthen në gosti milionash për ortakët e tij, detyra jonë si opozite është të ushtrojmë, edhe me ndihmën e qytetarëve, të gjithë presionin e duhur që askush të mos braktiset, askush të mos vuajë makutërinë e kësaj pakice.

Read more

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje –

Mbushet kupa për Nuhiun, Tirana e shkarkon dhe rikthen Shehin –

Ndaj prioritetet në këtë moment të parë janë të qarta dhe të domosdoshme:
1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;
2- ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;
3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;
4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;
5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.
6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.

7 – Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Nisur nga eksperiencat e hidhura që përmenda pak më parë, vetëm këmbëngulja jonë e përbashkët i pamundëson këtij kryeministri dhe kësaj pakice të korruptuar të përdorë fatkeqësitë tuaja për t’u pasuruar vetë dhe miqtë e tyre.
Shqipëria është e juaja, jo e një pakice” tha Basha.

Në një mesazh publik, kryeministri Rama deklaroi sot se vendi do të përballet me një krizë të jashtëzakonshme energjitike, duke e krahasuar me tërmetin dhe pandeminë. Sipas tij bota po përballet me prodhim tepër të ulët të naftës dhe gazit dhe kjo do të ndikojë në shtrenjtim. Pavarësisht se kryeministri deklaroi se kriza pritet të nisë në janar, çmimet e naftës dhe gazit kanë disa ditë që janë ngritur. Një litër naftë ka shkuar në 177 lekë, nga 161 lekë që ishte pak ditë më parë. Po ashtu dhe gazi, nga 59 lekë për litër që ishte në verë, aktualisht shitet 89 lekë.

Etiketa: energjiakrizaLumzim bashaPD

Të Lidhura

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

nga 27
20:12 | 23/02/2026
0

Athinë: Në kërkim 64-vjeçari që dyshohet për tentativë sulmi ndaj 25-vjeçares me aftësi të kufizuara Autoritetet kanë nisur një operacion...

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

nga 27
20:10 | 23/02/2026
0

Athinë: Në kërkim 64-vjeçari që dyshohet për tentativë sulmi ndaj 25-vjeçares me aftësi të kufizuara Autoritetet kanë nisur një operacion...

Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje –

Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje –

nga 27
19:52 | 23/02/2026
0

Valon Berisha ka kaluar një moment tragjik, pasi kushëriri i tij humbi jetën në një aksident të tmerrshëm rrugor në...

Mbushet kupa për Nuhiun, Tirana e shkarkon dhe rikthen Shehin –

Mbushet kupa për Nuhiun, Tirana e shkarkon dhe rikthen Shehin –

nga 27
19:36 | 23/02/2026
0

Tirana ka zyrtarizuar largimin e trjnerit Ardian Nuhiu. Klubi bardheblu ka ndërprerë bashlëpunimin me teknikun, pas rezultateve të dobëta në...

Para
Albin Kurti mban premtimin e dhënë: Nga 1 tetori arsimi i lartë publik do jetë falas

Kurti pret në zyrë policin që e arrestoi 16 vite më parë: Nuk ia shtërnguam dorën njëri-tjetrit për shkak se…

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

20:12 | 23/02/2026
Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

20:10 | 23/02/2026
Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje –

Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje –

19:52 | 23/02/2026
Mbushet kupa për Nuhiun, Tirana e shkarkon dhe rikthen Shehin –

Mbushet kupa për Nuhiun, Tirana e shkarkon dhe rikthen Shehin –

19:36 | 23/02/2026
00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës –

00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës –

19:22 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –
  • Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –
  • Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje –
  • Mbushet kupa për Nuhiun, Tirana e shkarkon dhe rikthen Shehin –
  • 00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës –
  • Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –
  • Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com