Rritja e çmimeve në Kosovë, panik për rezervat shtetërore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e çmimeve në Kosovë, panik për rezervat shtetërore

09:20 | 02/04/2022
në Kosove Rajon
0

Rritja e çmimeve të karburanteve, vajit ushqimor, miellit e bukës kanë qenë temat kryesore të ekonomisë në Kosovë. Situata ka ngjallur panik te qytetarët se sa rezerva shtetërore ka Kosova. Lufta në Ukrainë dhe pengesat në zinxhirin e furnizimit shkaktuan panik në disa prej vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, ku në javët e fundit u rrit kërkesa për blerje të miellit, vajit, karburanteve e shumë produkteve të tjera. Situata shkaktoi panik dhe debatin se a ka Kosova rezerva të mjaftueshme.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, u bënë thirrje qytetarëve të mos krijojnë stoqe të produkteve në shtëpi. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, vitin e kaluar, por edhe këtë vit, ka thënë se shteti ka blerë naftë, miell, produkte ushqimore dhe higjienike, duke mos specifikuar ndonjë periudhë kohore, për të cilën ato do të mjaftonin.

Edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se Kosova është e furnizuar mirë dhe se ka rezerva të mjaftueshme. Për t’i shtuar rezervat, Qeveria e Kosovës ndau 10 milionë shtesë më 23 shkurt. Që nga viti 2012, Kosova ka filluar grumbullimin e rezerva shtetërore, të cilat mund të shfrytëzohen në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore dhe krizave të tjera.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Sasia e saktë, lloji i produktit dhe vendndodhja e mallrave që janë në kuadër të rezervave shtetërore nuk dihen. Qeveria i konsideron sekret dhe nuk flet për rezervat. Ato konsiderohen si sekret shtetëror sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore.

Rezervat menaxhohen nga Departamenti i Rezervave Shtetërore, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Zyrtarët e kësaj ministrie nuk kanë pranuar të flasin kurrë për sasinë e as organizimin e rezervave shtetërore, me arsyetimin se ato konsiderohen sekret.

Kërkesa për grurë për frymë në Kosovë është rreth 200 kilogramë, ose në total, rreth 400 mijë tonë grurë në vit. Në Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, bëhet me dije se sasia e grurit në dispozicion mbulon nevojat për më së shumti tre muaj.

Shaban Halimi, një nga themeluesit e rezervave shtetërore të Kosovës, në një deklaratë për media, ka thënë se vendimi për të krijuar rezervat shtetërore të Kosovës, është marrë pas rrëshqitjes së një orteku bore në fshatin Restelicë në Komunën e Dragashit. Në këtë tragjedi humbën jetën dhjetë persona.

Ai thotë se në rast të ndonjë gjendje të jashtëzakonshme natyrore, apo agresioni ushtarak, Kosovës i mbarojnë rezervat shtetërore për një periudhë prej dhjetë ditësh.

Të ketë miell për periudhë sa më të gjatë. Pastaj naftën, sepse nafta paralizon jetën në përgjithësi, e më tej vijnë produktet e tjera ushqimore të gatshme, siç janë pastat, kripa, sheqeri, vaji e të tjera, mjetet higjienike, por assesi nuk duhet përjashtuar ujin, sepse është produkt kryesor për jetën”.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, veç bizneseve, faj për rritjen e panikut te qytetarët, iu vë edhe krerëve institucionalë.

“Jo vetëm bizneset, por edhe krerët institucionalë e kanë rritur nivelin e panikut te qytetarët pas fillimit të luftës në Ukrainë, kinse Serbia do ta sulmojë Kosovën. Mirëpo, s’ka vend për panik dhe nëse shteti ka nxitur frikë te qytetarët duhet të reagojë, por pa i dëmtuar bizneset”.

Sipas tij, në Kosovë më shumë ka pasur “rritje spekulative”, se sa reale. Dhe kjo, thotë se është bërë në emër të tregtisë së lirë dhe ekonomisë së hapur. Selatin Kaçaniku, i cili me organizatën e tij “Konsumatori” monitoron çmimet prej 16 vitesh, thotë se një rritje e tillë e çmimeve nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

“Jo vetëm që është rritja më e madhe e çmimeve, por është edhe rritja më e shpejtë që ne e mbajmë mend. Ne kemi parasysh se rritjet e çmimeve ndikohen nga tregjet globale, por nuk mund të arsyetohet Qeveria, pasi e ka mandatin të veprojë”, deklaroi Kaçaniku.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se rritja e madhe e çmimeve është shqetësim i çdo qytetari në vend, duke theksuar se ka shtuar kontrollin dhe mbikëqyrjen për ata tregtarë që manipulojnë me çmimet ashtu sikur ditë më për parë me vajin.

Në debatin parlamentar për çmimet, Kurti paralajmërojë se do të ndëshkohen të gjithë ata tregtarë që manipulojnë me çmimet. Ndërsa për çmimin e vajit prej 3.49 euro, Kurti tha se ishte një kurdisje.

“Rritja e çmimeve është shqetësim i çdo qytetari, ne si qeveri jemi duke punuar në vazhdimësi që të mbështesim qytetarët e sidomos ata që janë më të cenueshëm. Krizat na prekin të gjithëve, ndonëse jo të gjithëve njësoj. Madje, fitimin e duan si super profit. Janë inspektuar e po vazhdojnë të inspektohen operatorë ekonomikë në tërë Kosovën të gjitha ata shitës që manipuluan me çmimet në kurriz të qytetarëve duhet të ndëshkohen e do të ndëshkohen. Çmimi prej 3 euro e 49 centë për një litër vaj ishte hapur kurdisje”.

Rezervat shtetërore nuk janë në depo e as magazina në pronësi të institucioneve të Kosovës. Shteti nuk ka depo e as magazina të tilla, pasi, sipas ekspertëve, kjo do të kërkonte investime të mëdha financiare dhe burime njerëzore. Për këtë arsye, rezervat janë tek operatorët ekonomikë privatë, të cilët kontraktohen nga Departamenti i Rezervave Shtetërore.

Sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore, në bazë të marrëveshjes, atyre iu përcaktohen sasitë, mënyra e ruajtjes dhe kontrollit, si dhe dalja në treg e këtyre produkteve. Si me produktet ushqimore dhe higjienike, e njëjta procedurë vlen edhe për naftën dhe produktet e saj.

Nafta, aktualisht, ruhet tek operatorët ekonomikë privatë, të cilët kanë rezervuare në dispozicion. Ata kontraktohen nga institucionet e Kosovës dhe kanë për detyrim sigurimin e cilësisë, sigurisë dhe mirëmbajtjes.

Qeveria aktualisht është duke punuar në rregullimin e rezervave të detyrueshme të naftës. Projektligji që rregullon këtë aspekt është në konsultim publik.

Sipas projektligjit, në ruajtjen e rezervave shtetërore të Kosovës i jepet përparësi ruajtjes së rezervave në territorin e Kosovës, edhe pse një sasi mund të ruhet në territorin e një shteti anëtar të BE-së ose anëtari të Traktatit të Komitetit të Energjisë me marrëveshje dypalëshe.

Projektligji ka gjetur mbështetjen e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. “Rezervat e naftës nuk do të dërgohen vetëm te një operator ekonomik. Rezervat shtetërore do të ndahen në tërë territorin e Kosovës në mënyrë të barabartë”.

Bazuar në projektligjin e ri, rezervat e detyrueshme, do të mbahen në objekte deponuese dhe do të jenë të gatshme, ose fizikisht të qasshme gjatë gjithë kohës, në përputhje me kontratën e deponimit.

Kompania që mban rezervat e detyrueshme duhet ta bëjë këtë në përputhje me legjislacionin përkatës për cilësinë e produkteve të naftës në Kosovë dhe Departamenti i Rezervave Shtetërore do të ketë qasje të pakufizuar në verifikimin e cilësisë dhe kushteve të tjera të kontratës.

Etiketa: kosoverritje cmimeshshporta ushqimore

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Shantazhoi dhe i mori para një gruaje, arrestohet 53- vjeçari në Kuçovë

Berat/ Vajza largohet nga shtëpia, babai bën denoncimin në polici

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com