Rritja e çmimeve, ekspertja: Të subvencionohen familjet në nevojë, do të rritet varfëria – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e çmimeve, ekspertja: Të subvencionohen familjet në nevojë, do të rritet varfëria

10:34 | 06/02/2022
në Shqiperi
0

Që nga fundi i vitit 2021 dhe në janar të këtij viti çmimet e ushqimeve në vendin tonë vazhdojnë të rriten. Peshën më të madhe të kësaj rritje e vuajnë pensionistët dhe familjet që ka të ardhura të vetme ndihmën ekonomike. Në lidhje me këtë problematikë  ka folur në një intervistë televizive ekspertja Dorela Beqaj. Ajo tha se rritja e inflacionit solli dhe shtrenjtimin e ushqimeve, energjisë dhe karburanteve, ndërsa theksoi se kjo gjendje do të vazhdojë edhe për 2 vitet e ardhshme.

“Inflacioni nënkupton një rritje të çmimeve të produkteve kryesisht të shportës bazë, energjisë dhe hidrokarbureve që prekin direkt xhepat e qytetarëve, dhe ndikon direkt në standardin e jetesës së qytetarëve. Inflacioni aktualisht është në 3.7% që është normë shumë e lartë në krahasim me vitet e tjera. Nëse llogarisim edhe rritjen e pagës mesatare në vitet e fundit, rritja reale për shkak të inflacionit ka qenë vetëm 0.7%, dhe nëse kjo rritje e inflacionit do të vazhdojë të rritet, mund të përfundojmë në zhvlerësim të pagës reale që do të thotë se duhet të merren masa, të ketë indeksim të pagave ose subvencionim të familjeve në nevojë”, shprehet

Në këtë kushte ekspertja dhe studiuesja e politikave ekonomike Dorela Beqaj thotë se duhet të subvencionohen familjet në nevojë, qoftë dhe me paga lufte, në të kundërt varfëria do të thellohet dhe do të jetë e pamundur dalja nga kjo krizë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Jemi përballë një situate ku më shumë familje mund të përballen me varfërinë, dhe ata që janë në varfëri mund të përballen me varfëri ekstreme, dhe që të zbutet ky impakt duhet të ndihmohen direkt familjet. Përshembull, subvencion direkt për disa produkte të mallrave të shportës për këtë kategori që preken direkt, familje që janë me pagë minimale apo ndihmë ekonomike. Në një periudhë afatshkurtër mund të përdoreshin edhe paga lufte, pasi nëse përdoreshin gjatë ekonomia në një periudhë të tillë  rëndon buxhetin, por duke qenë se është një periudhë e pasigurt le të konsiderohet një periudhë krize dhe të shikohen politika të tilla për familjet në nevojë”, pohon Beqaj. Ndërsa tha se edhe pikat e shitjeve nuk duhet të abuzojnë me çmimet sepse ka shumë raste kur rritja bëhet përtej vlerës së tregut.

Etiketa: çmimeekspertëvarferi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Zbardhen detaje vrasjes në Lezhë,  dorëzohet në polici autori 17-vjeçar

Qëlloi me armë në drejtim të nënës së tij, arrestohet 41-vjeçari në Lushnje

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026
Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:29 | 16/03/2026
Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:27 | 16/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

14:17 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –
  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com