Dy viktima të reja janë shënuar këtë të martë në Greqi duke e çuar në 19 numrin e personave që kanë humbur jetën nga COVID 19.
Mediat greke raportojnë se 2 viktimat e fundit janë një 86-vjeçare, që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin Sotiria, ndërsa viktima tjetër është një 64-vjeçar. Bëhet me dije se dy viktimat e fundit vuanin nga sëmundje të mëparshme kronike.
Sipas përditësimit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, rastet e konfirmuara me koronavirus janë 695.