Rritet numri i të infektuar me COVID-19 në Krujë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në këtë qytet kanë rezultuar 4 raste pozitive.
Ekspertët e shëndetit kanë marrë rreth 80 tamponë për gjurmimin e rasteve pozitive.
Ndërkohë, COVID-19 po përhapet gjerësisht në të gjitha qytetet që pas lehtësimit të masave shtrënguese nga qeveria, në 1 qershor.