Greqia ka shënuar një rritje të rasteve me COVID-19 krahasuar me ditët e tjera. 19 raste janë shënuar në Greqi duke e çuar totalin në 3 mijë e 256 të infektuar.
Ndërkohë sot u shënua dhe viktima e 190 ndërkohë në spital vetëm 9 pacientë janë të intubuar.
Disa vende fqinje të saj përfshi Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Turqinë apo dhe vende të tjera të Ballkanit si Kosova po përjetojnv një shtim rastesh teksa Greqia po mban një ritëm të ulët dhe jo një rritje drastike të rasteve me COVID-19