Në zonën e ish–bllokut, mëngjesin e sotëm është rrëzuar një pemë e vjetër, e cila ka zënë 2 taksi që ishin parkuar pranë Ambasadës Zviceriane, duke rrezikuar kështu edhe jetën e ndonjë kalimtari të rastësishëm aty. Por fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë punonjësit e bashkisë po punojnë për hapjen e rrugës.
http://shqiptarja.com/lajm/tirane-rrezohet-pema-ne-toke-ze-dy-taksi-bllokon-rrugen