“Rreziku rus” si Don Kishoti i Spiropalit, Letërsi shqiptare… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rreziku rus” si Don Kishoti i Spiropalit, Letërsi shqiptare…

10:15 | 14/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Gentian Gaba

“Fatkeqësia televizive” në të cilën ra, me gojën e saj, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elsia Spiropali, në të cilën Don Kishotin e cilësoi një kryevepër të Letërsisë shqipe, nxiti ilaritet të madh në rrjet. Ndonëse nuk dimë nëse ai i javës së shkuar ishte ose jo një lapsus, rrëfenjat me rusët e ditëve të fundit na shtyjnë të mendojmë se, përtej autorësisë së Don Kishotit të Mançës, mazhoranca ka një dobësi për letërsinë kalorsiake. Madje, ashtu si Don Alonso, pasi kanë gllabëruar faqe të tëra romanësh, dhe ndonjë film me 007, nuk janë në gjendje të dallojnë realitetin nga e rremja. Sendërgjojnë kësodore armiq të jashtëm që rrezikojnë rrugën tonë europiane.
I pyetur sot nga gazetarët, në lidhje me rrezikun rus për të cilin foli kreu i shërbimit sekret, Helidon Bendo, përpara anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Rama tha se “Rusia nuk është një vend tifoz i zgjerimit të BE-së, as i integrimit tonë në BE. Sa herë kjo agjendë cenohet, çdo vend që nuk është tifoz sheh një oportunitet”.
Qartësisht, qëllimi është ndërthurja e “shqetësimit” të Bendos me protestat e opozitës; një armë tipike e regjimeve autoritare, në të cilën mbizotëron logjika e ‘armikut të jashtëm’. E njëjta me regjimin e gjerdjeshëm, kur rreziku nuk vinte nga shokët e Moskës, por nga anglo-amerikanët. Duke e vendosur shtetin në një gjendje të ngjashme me atë të luftës, në të cilën vendi mbrohet dhe nuk lejohet mendimi ndryshe; ku qëllimi i vërtetë është politika e brendshme dhe kyçja e gojës së kundërshtarëve politikë.
Mirëpo, me përdorimin e Rusisë si ‘gogoli i integrimit’, diçka me të cilën Rama flirtoi bollshëm vitin e shkuar duke nënkuptuar se, ‘nëse nuk na merr BE na merr Moska’, mazhoranca tregon së është pranë ezaurimit të preteksteve që ka përdorur deri më sot për t’i veshur opozitës mëkatet e prodhuara nga qeveria.
Pra, integrimin e vendit nuk e bllokon krimi i organizuar, politika e kriminalizuar, korrupsioni, paratë e pista, largimi masiv i shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, por ‘mulliri me erë’ ndaj të cilit Rama ngrit sot heshtën.
Pikërisht këtu Don Kishoti i Spiropalit braktis tokën spanjolle për t’u bërë krejt shqiptar. Një rrëfim marrok që përdoret si instrument për të refuzuar realitetin dhe për t’ju shmangur përgjegjësive, që nuk janë të pakta. Një botë imagjinare në të cilën Rama kalëron ekran më ekran për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë; me fantazi të shfrenuar krijon edhe një opozitë të re, ashtu siç ia ka ënda. Ku deklaron se nuk krizë politike, edhe pse vendi nuk po qeveriset; ku thotë se nuk ka zgjedhje, por është në fushatë të përhershme. E plot përralla të ngjashme në të cilat, si në traditën më të mirë donkishoteske, protagonisti niset për të kryer diçka, dhe në fund nuk bën asgjë. Thjesht historia qesharake e një politikani që kërkon vetëm të mos zbresë nga kali i pushtetit.

https://politiko.al/rreziku-rus-si-don-kishoti-i-spiropalit-letersi-shqiptare/

Read more

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Etiketa: Don KishotiGentian Gabaletersirreziku rusSpiropali

Të Lidhura

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

nga 27
15:56 | 02/06/2026
0

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Para
Gazetarja: Shqipëria nuk ka ndaluar fluturime, s’kemi BOING 737-8 dhe 737-9 MAX

Gazetarja: Shqipëria nuk ka ndaluar fluturime, s'kemi BOING 737-8 dhe 737-9 MAX

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com