Rreziku mysliman? Ky ka lujt’ mendsh… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rreziku mysliman? Ky ka lujt’ mendsh…

12:06 | 30/04/2018
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Agjencia Reuters citon kryeministrin Edi Rama që është lutur në Berlin, duke thënë që nëse na ktheni shpinën për anëtarësimin në Bashkimin Europian, kjo “mund të ushqejë radikalizimin mysliman në vendin ballkanik, duke rrezikuar stabilitetin në rajon”. Citova fjalë për fjalë Reuters, në mënyrë që mos të thotë se këto janë biseda kazani.

Ky përfundimisht ka lujt’ mendsh, se nuk ka mundësi… nuk mund të qëllojë as në Afganistan, Irak a gjetkë një udhëheqës, kaq i lartë që të nxijë vendin e tij në këtë farë feje, madje të na fusë në një hartë alerti, në të cilën Shqipëria kurrë nuk ka bërë pjesë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

E para, nëse u themi europianëve na fusni, se përndryshe ata me mjekërr do shpërthejnë si kokoshka, ka gjasë që sak për këtë arsye mos të na fusin asnjëherë dhe të na trajtojnë veç narkotrafikut, krimit ordiner, skifterizmit edhe si terroristë të mbetur deri tani në tentativë.

E dyta, tek cilët myslimanë të Shqipërisë e sheh ky farë udhëheqësi rrezikun e terrorizmit? Ka vite të tëra që nuk ka asnjë shqiptar që t’i jetë bashkuar ISIS-it, ndërsa në Gjermani, Belgjikë, Britani, apo ku të dojë ky, ka dhjetra, qindra, mijëra. Nuk flas vetëm për emigrantë të qytetarizuar në këto vende, por gjermanë, italianë, anglezë, pasi truri kokërr gruri është dhe provën më të fundit e kemi në këtë deklaratë.

E treta, kush ia ka mbushur mendjen këtij që po kërcënoi me Rusi e myslimanë do ia vënë në refene?

Natyrisht, ne kemi një pjesë të mirë të besimtarëve islamë në Shqipëri që respektojnë traditën e të parëve të tyre në besim dhe falen përditë në xhami. Janë të pranishëm kudo në jetën tonë, me mënyrën e tyre të jetesës dhe besimit. Kemi një shumicë dërrmuese qytetarësh që nga mbiemrat duhet t’i përkisnin kësaj tradite besimi, por nuk e ndjekin, ashtu si bëjnë plot të tjerë të traditës së krishterë. Në përgjithësi, mospërfillja ndaj besimit është konceptuar si tolerancë fetare e meqë kjo na ka ardhur pas shtatit, e kemi bërë të njohur, sa herë kemi patur mundësi.

Në Shqipëri nuk të prek kush me dorë, nëse del në rrugë me mjekër, pantallona deri tek kyçi këmbës, me shami, me kaçurrelat e hebrenjve, me ruzare në qafë. Në Shqipëri të vrasin për një vijë ujë, për një gardh, për një fjalë goje apo vështrim të keq, por vështirë të të ngjajë gjë për besim dhe dasitë e tij. Tek-tuk shfaqet ndonjë besimtar a klerik (jo vetëm mysliman) që këput ndonjë mufkë, por shpejt kthehet në hajgare. Ne nuk kemi një parti islamike të mirëfilltë, megjithëse ky vetë i thotë Reuters që me statistikë shumica janë myslimanë. Nuk e ka parë kush të nevojshme krijimin e një force të këtillë politike, si fjala vjen Partia “Islam” që është krijuar në Belgjikë, e cila këto ditë i ka turbulluar belgët, meqë ka thënë se për ngacmimet në autobuz fajin e kanë edhe gratë që vishen në mënyrë provokuese. Madje, edhe demokristianët nuk kanë patur kurrfarë suksesi në Shqipëri, veç perlave filozofike të udhëheqësit të tyre që emocionojnë vetëm Lulin.

Tani, ky nga na i nxorri, madje shkoi më tej dhe tha që po i turbullon ujrat myslimane ndikimi rus. Këta rusët i kemi si Asi nën mëngë, ua rrasim gjithë prapësitë, sepse mendojmë që ata në Europë nuk e dinë ç’bëhet këndej nga atdheu ynë. Në fakt, realitetin e besimit dhe rrezikun që mund të vijë prej lëvizjeve radikaliste e njohin shërbimet inteligjente perëndimore, të cilat në Shqipëri kanë një prani të rëndësishme. Por, fjala vjen shërbimi gjerman asnjëherë nuk ka raportuar këtë rrezik, por narkotrafikun, prandaj kur ia thua Merkelit këtë, ajo e kupton që në rastin më të mirë ose ke rrëshkitur nga fiqiri, ose në rastin më të keq po rren si herët.

Ky nuk mund të vazhdojë më me këtë lojë tinzare që Angelës i thotë Papë, kurse Erdoganit i flet me sure kuranore, sepse me gjasë i vetmi që mund të radikalizohet është ai, madje nën ndikimin rus.

Etiketa: besimtarEnkel DemiISISklerikndikimi rusradikalizimiradikalizmirreziku mysliman

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Aksident në Tiranë, makina përplas 12 vjeçarin me biçikletë

Aksident në Tiranë, makina përplas 12 vjeçarin me biçikletë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com