Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në një pikë transfertash parash në Rrëshen. Mësohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda duke marre një sasi parash.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë me qendër të këtij qytetit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për identifikimin e autorëve.