Rrëfimi i Armand Dukës/ Spektakli kuqezi, kontrata e Sylvinho-s dhe çështja “Broja”. Ja objektivi për Moldavinë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i Armand Dukës/ Spektakli kuqezi, kontrata e Sylvinho-s dhe çështja “Broja”. Ja objektivi për Moldavinë –

18:14 | 20/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Sport News” në News24, rrëfeu emocionet e tij për sfidat e tetorit, sikundër zbuloi edhe prapaskenat e ndodhura në “Air Albania” gjatë ndeshjes me Republikën Çeke, ku protagonistë ishin edhe kryeministri Rama dhe Albin Kurti.

Duka tha se ajo që ka dhuruar ekipi Kombëtar ka qenë me të vërtetë fantastike, kundër kundërshtarë shumë të fortë. “Po dëgjoja në media rekordet që kemi thyer, vetëm këto të dëgjosh aq i madh është gëzimi, aq më shumë kur e mendon se do të shkosh në një kompeticion kaq të madh sa “Euro2024”. Ka qenë legjitim gëzimi, jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët. Mendoj se ka qenë tema kryesore e diskutimit në të gjithë muajin tetor”, tha Presidenti i FSHF.

Ai u shpreh se ka qenë shumë emocionuese edhe kualifikimi në Euro2016, pasi ka qenë për herë të parë në historinë e Shqipërisë, por në këto kualifikuese kemi qenë më shumë bindës.

Dhe në këtë kuadër, Presidenti i FSHF, tha se kemi bërë rezultate fantastike, kemi humbur vetëm një ndeshje, ndeshjen e parë, mbase edhe atë nuk duhet ta humbnim, kemi barazuar një dhe kemi fituar të tjerat.

“Paraqitja e ekipit ka qenë më të vërtetë shumë bindëse, gola shumë të bukur, spektakël, spektakël në shkallet e stadiumin, në një stadium edhe më të bukur se në 2016, pra çdo gjë është pak më e bukur, por nuk e zbeh kënaqësinë dhe mocionin që na ka dhuruar 2016.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm që ta shijojmë, por që ta shijojmë duhet të marrim edhe një pikë, por për ta marrë atë pikë nuk është e lehtë. Festa për skuadrën besoj se ka përfunduar, jam i bindur që skuadra e kupton që nuk ka vend për festë, festa është pasi ta marrim atë pikë, pra duhet të kthehemi me këmbë në tokë.

Nuk shkojmë me matematikë as në Moldavi e as kundër Ishujve Faroe, por duhet të shkojmë për t’i fituar të dy ndeshjet, për të qenë në një pozicionim më të mirë, për të qenë të parët e grupit, për të qenë në një pozicion më të mirë në short dhe pse jo në renditjen e FIFA-s”, tha Duka.

Duka, posti i zëvendës presidentit të UEFA-s të ka ndryshuar pak, tani je më papërmbajtshëm në dhomat e zhveshjes, të kemi parë në një version ultras, duke festuar pafund me lojtarët dhe stafin, kaq emocione të forta ke përjetuar këtë periudhë….
Duka: E para, të jesh tifoz i Kombëtares shqiptare të jep shumë emocione, të bën të papërmbajtur, aq më shumë të jesh në detyrën e presidentit, e shton edhe më shumë kënaqësinë, apo emocionin që dhuron një ndeshje futbolli. Ajo që ka dhuruar ekipi Kombëtar ka qenë me të vërtetë fantastike, kundër kundërshtarë shumë të fortë. Po dëgjoja në media rekordet që kemi thyer, vetëm këto të dëgjosh aq i madh është gëzimi, aq më shumë kur e mendon se do të shkosh në një kompeticion kaq të madh sa “Euro2024”. Ka qenë legjitim gëzimi, jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët. Mendoj se ka qenë tema kryesore e diskutimit në të gjithë muajin tetor

Të kemi parë në lot, duke përqafuar këdo, duket sikur po e përjetoni pak më shumë këtë kualifikim për në Evropian, çfarë e bën ndryshe nga “Euro2016”?
Duka: Nuk besoj se janë të krahasueshme, janë të dyja të bukura të dyja. Ka qenë shumë emocionuese edhe kualifikimi në Euro2016, pasi ka qenë për herë të parë në historinë e Shqipërisë, por në këto kualifikuese kemi qenë më shumë bindës. Kemi bërë rezultate fantastike, kemi humbur vetëm një ndeshje, ndeshjen e parë, mbase edhe atë nuk duhet ta humbnim, kemi barazuar një dhe kemi fituar të tjerat. Paraqitja e ekipit ka qenë më të vërtetë shumë bindëse, gola shumë të bukur, spektakël, spektakël në shkallet e stadiumin, në një stadium edhe më të bukur se në 2016, pra çdo gjë është pak më e bukur, por nuk e zbeh kënaqësinë dhe mocionin që na ka dhuruar 2016. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm që ta shijojmë, por që ta shijojmë duhet të marrim edhe një pikë, por për ta marrë atë pikë nuk është e lehtë. Festa për skuadrën besoj se ka përfunduar, jam i bindur që skuadra e kupton që nuk ka vend për festë, festa është pasi ta marrim atë pikë, pra duhet të kthemi me këmbë në tokë. Nuk shkojmë me matematikë as në Moldavi e as kundër Ishujve Faroe, por duhet të shkojmë për t’i fituar të dy ndeshjet, për të qenë në një pozicionim më të mirë, për të qenë të parët e grupit, për të qenë në një pozicion më të mirë në short dhe pse jo në renditjen e FIFA-s

Kaq shumë është ndezur ambienti këtë herë, sa në miqësore erdhën jo vetëm 14 mijë tifozë, por dhe kryeministri Rama, çfarë mendon ai për këtë Kombëtare, kur do të marri në Podkastin e tij, se Sylvinho-n e mori…
Duka: Me vjen mirë dhe kështu duhet të jetë. Ekipi Kombëtar duhet mbështet në çdo ndeshje, nuk ka rëndësi për çfarë luan. Kur vesh fanellën kuqezi është një gjë e rëndësishme, është një eveniment për futbollistët, por dhe për tifozët, duhet të jenë gjithnjë aty, këtë kanë bërë tifozët, këtë ka bërë edhe Kryeministri, por duhet ta vazhdojmë këtë lloj kulture. Aq më shumë që kjo skuadër meriton më shumë vëmendje, më shumë mbështetje nga të gjithë faktorët në vend.

Po e përjetojnë shumë edhe në Kosovë këtë Kombëtaren, Albin Kurti bëri tifo pafund, çfarë raporti keni me kryeministrin e Kosovës, nuk mërzitet që po i merr shumë lojtarë?
Duka: Çdo shqiptar që ndihet shqiptar gëzohet. Çdo qytetarët i Kosovës, pasi më shumë se 90% e tyre janë me kombësi shqiptar, e ndjejnë shumë, mbase e ndjejnë më shumë se sa ne, pasi i ka munguar ajo ndjenja e nacionalizmit, i kanë munguar ngjarje për tu bërë krenar, ku ka ngjarje të tillë, jo vetëm ato të Kosovës, pasi nuk ka qenë vetëm Kurti, por edhe zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, që po ashtu është shqiptar, edhe ai i Malit të Zi, pra ndihen krenar për flamurin e tyre. Kjo bën që të mos ketë hatër mbetje, por vetëm të festojmë të gjithë së bashku për rezultatet që dhurojnë futbollistët në fushën e lojës.

President, kjo Kombëtare po bën atë që nuk po bën dot politika, keni bërë bashkë Shqipërinë e madhe në fushë dhe në tribuna, por nuk arritët të bënit dot bashkë Ramën dhe Kurtin, ishin të ndarë në tribunë, kaq e vështirë është i bësh bashkë në këto momente?
Duka:
Ne, por më shumë ekipi Kombëtar, i ka bërë bashkë. Ne kemi bërë bashkë lojtarët që vijnë nga të gjithë trojet shqiptare, ne i kemi bërë bashkë për sa kohë i kemi sjell në stadium, për më tej ato duhet t’i shohin vet punët e tyre.

A tentuat folët më stafet e dy kryeministrave për t’u ulur pranë, do ishte më i plotë ky bashkim, se sa duke bërë tifo në kate të ndryshme
Duka:
Të dy janë lajmëruar nga protokolli i shtetit shqiptar për të ardhur në stadium. Në kohën kur janë lajmëruar janë akomoduar në vendet më të mirë të mundshme, besoj se kanë qenë akomoduar shumë mirë, mbase miqtë nga Kosova dhe Maqedonia kanë qenë edhe në kushtet më të mira se sa Rama, sepse kanë qenë në kushtet komode të ofruara nga Federata e Futbollit.

Pasi morët mbi 300 mijë kërkesa për biletë për sfidën me Republikën Çeke, a jeni bërë pishman që nuk ndërtuat një stadium më të madh në kryeqytet, a keni një plan B, mbase mund ta diskutoni edhe me Ramën…
Duka:
Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur qe kemi atë stadium. Padyshim që në ndeshje të tilla nuk do të ishte i mjaftueshëm as dyfishi i atij stadiumi, por duket parë zhvillimet, mundësitë, kemi mjaftueshëm stadiumin “Air Albania”. Unë uroj që kjo skuadër të shkojë akoma më lart dhe pse jo në të ardhmen të bëjmë një stadium edhe më të madh, sepse tifozët afrohen më shumë kur ka rezultate më të mirë, por në asnjë moment nuk jam penduar, jam shumë i gëzuar për stadiumin që kemi.

E prisje realisht që mund të bëje një bingo të tillë me Sylvinho-n, a keni diskutuar këtë periudhë për t’i rinovuar kontratën? Vetëm mos më thuaj që pasi të sigurojmë matematikisht kualifikimin, ju jeni biznesmen, e di shumë mirë që tregu lëviz shpejt…
Duka: Kur kemi vendosur për të pasur Sylvinhon, edhe trajneri e di qe ne kemi kontaktuar edhe të tjerë. Vendosëm në ato kohë për Sylvinho-n, por asnjë herë nuk mund të jesh i sigurt sepse janë shumë gjëra që ndikojnë në rezultat, nuk mjafton vetëm trajneri. Jam shumë i gëzuar pasi mund të themi që është një “bast i fituar”, të paktën deri tani, por rezultatet nuk kanë ardhur rastësisht. Kemi një skuadër të mirë, me çuna me talent që janë shumë të lidhur me fanellën, që e duan fanellën, që japin gjithçka për të dhe kjo është shumë më e rëndësishmja. Drejtimi dhe organizmi i punës nga Sylvinho dhe nga stafi i tij ka qenë shumë i mirë. Përkushtimi i tyre ka qenë si kurrë më parë, përgatit gjërat deri në detaje për të qenë sa më mirë në fushën e lojës. Përgatitja e të gjithë këtyre gjërave, padyshim edhe skema, talenti etj, ka sjellë këto rezultate, por e thashë nuk jemi ende në Evropian. Në Evropian do të jemi pasi të bëjmë dy rezultate pozitive, ne duhet t’i luajmë këto dy ndeshje me shumë seriozitet.

Jeni bërë pishman që nuk i ofruat Sylvinho-s ndonjë test miqësorë më shumë, mos humbëm më shumë kohe se sa duhej me Edy Rejan?
Duka:
Ne kemi respektuar kontratën me Edy Reja-n deri në ndeshjen e fundit, më pas firmosëm me një trajner tjetër. Pa dyshim që nëse do të kishte ndeshje miqësore në dispozicion do të ishte akoma më mirë, por i tillë ka qenë kalendari, megjithate kjo nuk na ka cenuar, nuk na ka prekur në rezultate, pasi kemi bërë rezultate shumë të mira, madje që në ndeshjen e parë me Polonisë që mbase nuk e meritonim ta humbnim

Read more

Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë –

Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania” –

Dënojmë me forcë sulmin rus! –

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA –

Të Lidhura

nga 27
21:48 | 24/05/2026
0

Kuestura e Torinos ka qetesuar te dy klubet e Torinos dhe te Juventusit se nuk kaprobleme sigurie. Ndeshja nuk ka...

Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania” –

Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania” –

nga 27
21:08 | 24/05/2026
0

Elbasani fitoi 3-0 ndaj Dinamos në “Air Albania”, në ndeshjen e dytë të javës së dytë të Final Four. Sfida...

Dënojmë me forcë sulmin rus! –

Dënojmë me forcë sulmin rus! –

nga 27
21:00 | 24/05/2026
0

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me sulmin me dronë nga Rusia në kompleksin ku banon ambasadori...

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA –

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA –

nga 27
20:40 | 24/05/2026
0

Kjo është pamja e sotme pas 30 vitesh në arrati, e vrasësit të trefishtë Sokol Hoxha, i cili po përballet...

Para
“Në Euro2024 do të kemi një Shqipëri të madhe”, Duka flet për premiot –

"Në Euro2024 do të kemi një Shqipëri të madhe", Duka flet për premiot -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë –

Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë –

21:48 | 24/05/2026
Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania” –

Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania” –

21:08 | 24/05/2026
Dënojmë me forcë sulmin rus! –

Dënojmë me forcë sulmin rus! –

21:00 | 24/05/2026
Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA –

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA –

20:40 | 24/05/2026
Elbasani udhëheq në pjesën e parë me 3 gola, Dinamo merr karton të kuq –

20:18 | 24/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë –
  • Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania” –
  • Dënojmë me forcë sulmin rus! –
  • Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA –
  • Elbasani udhëheq në pjesën e parë me 3 gola, Dinamo merr karton të kuq –
  • Arsenal e mbyll sezonin me fitore, shpëton Tottenhami dhe bie West Ham, Sunderlandi i Xhakës shkon në Europë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë –
  • Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com