Kur vjen Arbër Abazi në Librazhd, kryetari i Bashkisë, Mariglen Disha vendos “këngën” që i pëlqen nipit të oligarkut. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”
Ka kohë që përgatitet Disha për këtë ditë. Ka mbledhur paratë e taksapaguesve të katër vjetëvve të ardhshme dhe ka bërë një fond të fryrë enkas për xhepin e Arbër Abazit. Më konkretisht, tenderi ka si objekt “Shërbimin e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd, për vitet 2025-2029”
Burimi i financimit është Buxheti i Bashkisë Librazhd. Kohëzgjatja e kontratës duket si një koncesion që do ta paguajë kryetari i ardhshëm bashkisë me paratë që do t’u mblidhen qytetarëve të Librazhdit.
Me këtë logjikë Disha ka mbledhur bashkë 1.38 miliardë lekë, pa përfshirë TVSH.

Kur vjen Arbër Abazi në Librazhd, kryetari i Bashkisë, Mariglen Disha vendos “këngën” që i pëlqen nipit të oligarkut. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”
Ka kohë që përgatitet Disha për këtë ditë. Ka mbledhur paratë e taksapaguesve të katër vjetëvve të ardhshme dhe ka bërë një fond të fryrë enkas për xhepin e Arbër Abazit. Më konkretisht, tenderi ka si objekt “Shërbimin e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd, për vitet 2025-2029”
Burimi i financimit është Buxheti i Bashkisë Librazhd. Kohëzgjatja e kontratës duket si një koncesion që do ta paguajë kryetari i ardhshëm bashkisë me paratë që do t’u mblidhen qytetarëve të Librazhdit.
Me këtë logjikë Disha ka mbledhur bashkë 1.38 miliardë lekë, pa përfshirë TVSH.

Kështu i është hapur rruga firmës “ALKO-IMPEX Construcion”shpk me pronar Arbër Abazin, e cila më 9 shkurt 2026, do të shpallej fituese.
Fondi i madh që përfitohet nga Abazi nuk reflekton ndonjë ndryshim në cilësinë e pastrimit, përvec kohëzgjatjes së kontratës në 50 muaj.
Kjo tabelë tregon mjetet mjetet që do të angazhojë kompania “ALKO-IMPEX Construcion”.

Sipas dokumentit, kompania e pastrimit do të përdorë vetëm një kamion teknologjik me peshë 10 ton për gjithë Librazhdin dhe dy kamioncina 2.5 tonë. Me sa duket, zonave të ndryshme do t’u bjerë radha shumë rrallë të shohin kamionin e plehrave në rrugët e tyre. Kjo është vjedhje e hapur e parave të taksapaguesve nga Librazhdi që paguajnë rregullisht tarifën e pastrimit tek fatura e ujit.
Gjatë kohës që zhvillohej ku tender, Arbër Abazi, pronari i kompanisë Alko Impex, është thirrur në SPAK. Biznesmeni ka marrë fletëthirrjen për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në datën 2 dhjetor 2025. Sipas shkresës së firmosur nga prokurori Dritan Prençi, Abazi është pyetur në cilësinë e personin në dijeni. Bëhet fjalë për proçedimin me numër 72/2025.
Arbër Abazi është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike në Shqipëri. Kompania e tij Alko Impex Construction, ka dominim në formë monopoli në tenderat e pastrimit në pjesën dërrmuese të bashkive të vendit.
Në 5 vitet e fundit, dy kompanitë e lidhura me të, Alko Impex Construction dhe Alko Impex General Construction kanë marrë mbi 90 milionë euro pagesa nga Thesari i Shtetit.
Thirrja për Abazin vinte vetëm një ditë pasi SPAK konfirmoi se ka nisur një procedim të ri penal ndaj Belinda Ballukut dhe një tjetër njeri të afërt me të, deputetin socialist, Ceno Klosi.
Janari i vitit 2026 shënoi një kthesë për biznesmenin. SPAK ushtroi kontroll të befasishëm në banesën dhe zyrat e tij, duke sekuestruar pajisje elektronike dhe dokumente në kuadër të hetimeve për korrupsion me lotet e Unazës së Madhe dhe aferës “Berberi”.
Abazi u thirr në SPAK pasi në përgjimet e prokurorisë dyshohet se kanë dalë komunikime që zbardhin skemën e paracaktimit të fituesve. Po ashtu është zbardhur shpërndarja e “ryshfetit” në këmbim të kontratave miliona euroshe.
Me urdhër të SPAK dhe me miratim të GJKKO, hetuesit e BKH po kryejnë kontrolle në ambiente dhe tek disa shtetas të dyshuar për përfshirje në afera korruptive.
Nga fundi i vitit 2018 do të plaste skandali me tenderin e Unazës së Madhe, tender i cili i kushtoi disa drejtorë qeverisë shqiptare, duke “sakrifikuar” edhe ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri. Do të ishte pikërisht ky skandal që do të largonte nga detyra Gjiknurin për t’u zëvendësuar në 17 janar 2019 nga ish-vartësja e tij, drejtoresha e AlbControl-it Belinda Balluku.
Nga viti 2018 deri në vitin 2019, kompania “Alko Impex Construction” do të shumëfishonte të ardhurat nga 28 milionë lekë në 354 milionë lekë, ose gati 3.6 milionë euro të ardhura në vit nëpërmjet fondeve publike.
Mallkimi i tenderave të Unazës së Tiranës me fondet e ARRSH-së nuk do të mbyllej me kaq. Edhe Balluku do të ishte pjesë e një skandali për paracaktimin e fituesve me institucionet në varësi të saj.
Lidhjet e Arbër Abazit me Belinda Ballukun nuk janë vetëm përmes Sadriut në parti, por edhe në familje. Sipas mediave, Arbri bashkëjeton me vajzën e tezes së Belinda Ballukut.
Më 11 prill 2022, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të hapte garën për Marrëveshjen Kuadër për mirëmbajtjen e rrugëve të Rajonit Verior dhe Qendror me fond limi 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë euro. Ky tender do të njollosej nga procedura pa garë. Në 6 Qershor 2022 dy kompanitë “Alko” që administrohen nga Arbër Abazi do të fitonin tenderin pa patur asnjë konkurrent, duke u shënuar me flamur të kuq.
Në vend që t’i skualifikonte kompanitë për mosplotësm të kritereve dhe të anullonte tenderin, ish-Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi ka bërë të kundërtën duke shpallur fituese kompanitë në kundërshtim me ligjin e Prokurimeve Publike.
Ndërkaq, ish-Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ka qenë i punësuar si jurist prej disa vitesh në kompanitë e Arbër Abazit. Vetë Myzyri është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme sepse dyshohet se ka favorizuar disa kompani në përfitimin e tenderave publikë.
Shumica e tenderave të fituar nga ALKO IMPEX CONSTRUCTION (Ish KLEDOR ALBANIA-09) janë me “flamur të kuq”.
Ndërkaq, KPP e drejtuar nga Jonaid Myzyri ka dhënë të paktën 6 vendime në favor të dy Alko-ve. Fondi limit total për këto 6 tendera është tejet i lartë dhe përllogaritet në mbi 13.6 miliardë lekë ose rreth 13 milionë euro me kursin aktual.
Në maj 2025, teksa kthehej nga zyrat e SPAK, Jonaid Myzyri bllokonte një tender të bashkisë Dibër, me qëllim që ta fitojë ish-punëdhënësi i tij Arbër Abazi. Kur u pa se kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu kishte vendosur t’ia japë një kompanie tjetër kontratën 1.2 miliardë lekë për rikonstruksionin e një shkolle, KPP ka urdhëruar të anulohet procedura e prokurimit.
Veprimet e KPP mund të përmblidhen në tri fjalë: Jepjani tenderin Abazit! Në mbledhjen e datës 28 maj 2025, Komisioni i Prokurimit Publik mori në shqyrtim për herë të dytë procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare Demir Gashi, Bashkia Dibër 2024”. Kryetar Myzyri ishte i pakënaqur nga moszbatimi i vendimit të KKP i datës 29 prill 2025 për tenderin e zhvilluar me datë 21 janar 2025 nga Bashkia Dibër.
Ankimues është biznesmeni Arbër Abazi i cili është paraqitur në tender me kompanitë e tij “Alko Impex Construction” SHPK & “Alko-Impex General Construcion” SHPK.

Nga KPP urdhërohej Bashkia Dibër “të rishikojë arsyet e skualifikimit të operatorit ekonomik “Alko Impex Construction” & “Alko-Impex General Construcion” SHPK dhe të korrigjojë shkeljet”.
Qysh kur OSBE e futi Sadri Abazin në rrethin e politikanëve të inkriminuar, filloi të dalë në plan të parë Arbri me kompanitë ALKO.
Sadri Abazi është deputeti i përmendur në një raport sekret të OSBE, që është publikuar para 9 vjetësh. Aty thuhet ndër të tjera: “Lidhjet e tij të forta me liderët e PS-së i kanë siguruar mbrojtje dhe fshehje të aktiviteteve kriminale të kompanive te tij. I karakterizuar nga një arrogancë ekstreme dhe një tendencë për shantazh, ai është gjithnjë nën shoqërinë e vëllezërve të tij, të cilët janë shumë agresivë. Pasuria e tij përllogaritet në rreth 100 milionë euro”.
Në raportin konfidencial të OSBE thuhet gjithashtu se, një burim pranë deputetit socialist Sadri Abazi ka pranuar se ai investoi 800 mijë euro në fushatën elektorale të PS-së në Dibër dhe i dha Partisë Socialiste 500 mijë euro të tjera që të gjente një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputetë të vitit 2009”.

Prandaj, duke parë këtë lidhje të Ramës me Sadri Abazin, kryetari Marglen Disha nuk është menduar dy herë t’ia japë tenderin familjes së Abazëve.

E ndërkohë, asgjë nuk e ndal biznesin e tenderave korruptivë.
Teksa Prokuroria e Posaçme (SPAK) po gërmon në zyrat dhe dosjet e tij, Arbër Abazi, pronari i kompanisë “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”, ka arritur të rrëmbejë një tjetër tender miliona eurosh për shërbime pastrimi. Këtë radhë është Bashkia Vorë me kryetarin Blerim Shira. Kontrata është nënshkruar më 10 shkurt 2026.

Dyshimet për një fitues të paracaktuar lindin sapo sheh shifrat e këtij prokurimi:
- Fondi limit: 2.73 miliardë lekë (pa TVSH).
- Vlera fituese: 2.68 miliardë lekë (pa TVSH).
Abazi ka fituar me një ofertë që përbën 98.16% të fondit limit.
Kur diferenca mes fondit maksimal dhe ofertës fituese është vetëm 1.84%, gara konsiderohet fictive. Asnjë biznes normal nuk do të guxonte të ofronte kaq pranë tavanit pa pasur një “garanci” paraprake se konkurrenca do të ishte zero.
Abazi ka siguruar një monopol de-facto në shërbimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes rrugore, duke u shfaqur si fitues i vetëm në shumë procedura me vlerë të lartë monetare.
Më herët më 20 nëntor 2025, Arbër Abazi kishte përfituar kontratën për pastrimin në Bashkinë Elbasan me vlerë 3.14 miliardë lekë pa TVSH.

Ndërsa më 8 gusht 2025, Bashkia Kavajë i kishte lidhur kontratën Abazit për pastrimin e Golemit, me vlerë 3.31 miliardë lekë pa TVSH. Janë endera që ngjajnë si pikat e ujit Tënjëjtit pjesëmarrës, i njëti fitues me oferta të shtrenjta sa fondi limit!
Po ashtu, më 20 maj 2025, për kontribut gjatë zgjedhjeve, kryebashkiku i Himarës, Vangjel Tavo, do t’i jepte Abazëve, tenderin e pastrimit 2.6 miliardë lekë.

Kryebashkiaku Tavo, duke e favorizuar në tendera Abazin, ashtu si Mariglen Disha dhe të tjerët, mund të jetë thjesht zbatues i urdhrave nga lart. Gjithsesi përgjegjësia mbetet e shkruar në dokumente me emra konkretë.
gijotina.com/










