Rrëfehet shqiptarja që u përdhunua nga serbët: Dojsha veç me m’vra, me një plumb – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet shqiptarja që u përdhunua nga serbët: Dojsha veç me m’vra, me një plumb

16:10 | 17/10/2018
në Shqiperi
0

Marsin e tre viteve më parë, organizatat ndërkombëtare e vendosnin në 20 000 numrin e femrave të përdhunuara në Kosovë gjatë periudhës së konfliktit nga paraushtarakët serbë.

Në realitet, kjo shifër mund të ketë qenë të paktën dyfish më e lartë. Disa e kanë quajtur “sekretin më të errët të asaj lufte”. Viktimat e përdhunimit nuk i ka torturuar vetëm poshtërimi të cilit iu nënshtruan asokohe, por edhe mentaliteti i mëpasshëm që i hidhte atyre vellon e turpit. Për këtë arsye, edhe femrat që morën guximin të tregonin ferrin e përjetuar, nuk e shfaqën kurrë fytyrën e tyre.

Të paktën deri më tani, kur një grua, Vasfije Krasniqi Goodman, vendosi të thyejë tabutë e ta rrëfejë publikisht ndodhinë e shndërruar në një barrë tepër të madhe për ta mbajtur vetëm gjithë jetën.

36-vjeçarja jeton sot në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Kur ishte vetëm 16 vjeç, Vasfija u përdhunua nga dy serbë, njëri prej të cilëve polic i regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Në rrëfimin rrënqethës, gruaja e ka të pamundur t’i mbajë lotët, si për të treguar kështu se ajo ngjarje e ka shenjuar përjetë dhe se çfarë lufte i është dashur të bëjë me veten për të hedhur një hap kaq të guximshëm.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Vasfija shpjegon në detaje si e morën nga shtëpia nën kërcënimin e armëve, si kishte dashur aq shumë të vdiste në ato momente dhe përse polici serb nuk e vrau.

“E ka pasur dorën të lidhur, dorën e majtë. Ai thoshte: “Ja, këtë ma kanë bërë babai dhe vëllezërit e tu dhe tani do ta paguash ti”. Unë doja vetëm që të më vriste”, tregon gruaja.

Vitin e kaluar, Vasfija pati publikuar në faqen e saj në Facebook një letër të hapur për njeriun që e përdhunoi, ndërsa kjo ishte hera e parë që rrëfehej publikisht në televizion. Arsyeja që e shtyu drejt këtij veprimi ishte dëshira për të fuqizuar gratë e tjera, e duke e bërë këtë, u shndërrua dhe vetë në një shembull guximi dhe shprese.

“I lutsha mem vra, dojsha me një plumb mem vra. Erdhën në shtëpi, morën letërnjoftimet e familjarëve dhe unë aty e kuptova që diçka ka me ndodhë me mu. Dojsha mem vra po polici thoshte se kshtu hjek ma shumë, nëse më dhunon e më torturon”, tregoi mes tjerash Vasfije Krasniqi.

http://top-channel.tv/2018/10/17/rrefimi-i-guximshem-vasfije-krasniqi-flet-mbi-perdhunimin-ne-kohen-e-luftes/

Etiketa: kosoveluftëpërdhunimSerbiVasfije Krasniqi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“Babalja”, Balla padit për shpifje Bashën, Salianjin dhe Florenc Hoxhën

“Babalja”, Balla padit për shpifje Bashën, Salianjin dhe Florenc Hoxhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

12:01 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:57 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:53 | 16/03/2026
Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:51 | 16/03/2026
Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:03 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com