Rrathët e krimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrathët e krimit

15:02 | 05/05/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Me rrathët e krimit, herën e fundit, ka ndodhur jo si me rrathët e ujit. Hera e fundit, do të thotë këto vitet post-diktaturë. Herën para kësaj, do me thënë, në vitet e qeverisjes komuniste, në më të shumtën, rrathët e krimit kishin bërë të njëjtën kahje si rrathët e ujit: Ishin nisur nga qendra dhe përfunduar në periferi. Qendra u bë si pika e gurit, aty nisin të gjithë rrathët e krimit. Regjimi komunist, një regjim centrist me simbolin e grushtit, gjeneroi gjithë krimin duke u nisur nga qendra, do me thënë, nga vetja. Këtu, do me thënë, në zyrat qëndrore të Partisë, në “Gestapon” e Sigurimit dhe në bllokun e Polit-Byrosë, u projektua dhe gjeneroi krimi kundër njeriut kudo në Shqipëri. U vranë, u burgosën, u internuan dhe u persekutuan me mijëra. Të gjithë u ekzekutuan me një urdhër që nisej nga qendra.

Kësaj here duket sikur fenomeni ka marrë kahjen ndryshe: Krimi vjen nga periferia dhe po i merr frymën qendrës. Krimi më i fundit ndodhi në zonën e ish-bllokut. Pak ditë më parë, në hotelin kryesor të kryeqytetit dikujt iu grabitën me forcë miliona lekë. Në mes të bllokut ka ndërruar jetë, i vrarë barbarisht, bankieri më i famshëm i vendit. Në qendër të kryeqytetit u kërcënuan rektorët e Universitetit. Në qendër të Qytetit po kryhen krimet më makabre. Kronikanët e ngjarjeve kriminale, sado pa eksperiencë, kanë mësuar të paktën se “ish- blloku” është zona ku më së shumti kryhen krimet dhe lahen hesapet.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Vite të shkuara ishte ndryshe… Kronikat njoftonin për zënie pusie rrotull gëmushave të Myzeqesë, për kacafytje dhe grabitje emigrantësh në kufirin jugor, për vrasje për gjakmarrje të vjetra në zonat e Veriut, për çmenduri me copën e tokës ose vadën e ujit nëpër skerkat e vendit…. Tani krimi kryhet në qendër, në kryeqytet.

…. Sipas ligjësive normale qytetëse, krimi duhej të ishte larguar nga qyteti, duhej të kishte ikur duke “iu zënë fryma” nga aroma qytetëse.

Çfarë ka ndodhur kështu, krimi po rrethon qendrën?, apo qendra po thith krimin? Kjo është çështja.

Më duket se në vend që krimi, si atavizëm i jetës më primitive, të mos guxonte të afrohej me qytetin dhe qytetërimin, po ndodh e kundërta.

Rrathët e krimit që kanë marrë kahjen nga periferia drejt zemrës së qytetërimit. Po na jipen sinjale të kobshme; sinjale që njerëzimit, qysh nga epokat antike e deri në epokën e re, i kanë lënë  gjurmë.

Ka ndodhur me Ferrin e Dantes, por në vitin 1300. Dante, së bashku me Virgjilin (poeti romak), i bënë më këmbë të nëntë rrathët e Ferrit. Edhe Ferri i Dantes niste nga periferia e shkonte në qendër të tokës. Të dy, poeti Virgjil dhe poeti Dante, e bënë rrugën e Ferrit nga periferia për në qendrën e tokës. Çfarë e përafron Danten me ngjarjen e tanishme të rrathëve, është inversi i fajit të ndëshkuar. Në Ferrin e Dantes u ndëshkuan tre krime: Mospërmbajtja, Dhuna dhe Mashtrimi.

Qendra e Qytetit tonë (njësoj si qendra e botës te Dante) nuk i ndëshkon tre krimet e komedisë hyjnore. Këtu ndodh e kundërta, këtu nuk ka ferr për krimin dhe fajin. Këtu krimi ka rrethuar qytetin; qyteti ka strehuar tri krimet e mëdha të ndëshuara nga Ferri. Këtu është instaluar Mospërmbajtja para pasurimit të një pakice me pushtet. Këtu është instaluar Dhuna që tashmë është bërë e pranishme mbi njeriun e vobektë, mbi të drejtën e individit, mbi familjen dhe parkun e tij. Këtu është instaluar Mashtrimi, duke u nisur nga kupola e Qytetit që është qeveria. Tanimë kemi ballëpërballë një qytet me qytetarë të mashtruar dhe me qeveri që mashtron.

Këto e kanë kthyer kahjen e krimit nga periferia drejt Qytetit.

2.

Krimi po bjerr vlerat e Qytetit. Njësoj si në epokën e Brehtit.

Krimi e ka kuptuar se vlerat e Qytetit janë në ditën më të keqe dhe prandaj është sulur. Vlerat e Qytetit klasikisht janë libri, teatri, muzika, arti, kultura dhe njerëzit që krijojnë e përfaqësojnë vlerë. Këto po shtypen e po dhunohen në mënyrën më të egër, në radhë të parë nga politika. Krimi vjen pas saj.

Tashmë jemi në fundin e epokës së vlerës në Qytetin tonë. Vendi ku takohemi në mëngjes e në mbrëmje nuk është më as Teatri, As Kinemaja, as Opera, as Libraria, as mjedisi me “mjekëroshë” të artit, as Universiteti. Jo. Takimi tanimë bëhet aty ku ndahen paratë e drogës, të trafikut njerësor dhe të vrasjeve. Skuadrat e vrasjes më pagesë janë kthyer në qendra biznesi. Veç atje ka vende pune pa hesap, Panairi i Punës hapet kot së koti. Aq më i kotë bëhet Panairi i Artit. Le që askush nuk mban mend Panair Arti…

Takimi në qendër të Qytetit tani është aty ku janë zhdukur vlerat e kulturës dhe të shpirtit të njeriut. Kriminelët takohen për të sulmuar Universitetin dhe Akademinë. Risia më e madhe: Qeveria i ka kthyer në qendra takimi pikat ku është vrarë, ku është varur dhe përgjuar njeriu. Bunkerët, “shtëpia me gjethe”, sarkofagu i diktatorit- ja këto janë pikat e takimit në qytet.

Në Parlament takohen njerëzit e krimit. Në gjykaka, në prokurori, sidomos në Polici. këtu takohen ata të krimit si në shtëpinë e tyre.

… Qyteti një komoditet jo për qytetërimin, por për krimin. Vlera ka ikur. E dini si ndodhi me Brehtin. Bertold Breht, një poet i njohur i epokës së Nazizmit, shkroi dramën “Artuto Ui”, (farsa politike e shekullit XX), ku vihej në lojë Hitleri. Pas kësaj Breht u zhduk nga Gjermania drejt periferive të largëta të saj, në Suedi, në Danimarkë, në Finlandë….

Në qendër do të rrinte o krimi hitlerian, o poeti…

3.

Krimin po e ushqejmë vetë, ne të mjerët e krimit po ushqejmë krimin. Ju duket çudi?..

Ja fakti më i fundit dhe njëkohësisht i vogël në hierarkinë e krimit. Vrasja e fundit që ndodhi në qendër të Qytetit, sipas dëshmive u krye nga një vrasës i ftohtë dhe njohës i armës. Ekspertët thonë se vrasësi ishte i stërvitur në Polici. Edhe logjika e thjeshtë e thotë. Po ky vrasës i ftohtë është ushqyer prej nesh, për t’u kthyer në Qytet si vrasës për ne…

Fakti tjetër, shumë më i rëndë. Dje, ministri i Drejtësisë iu drejtua qytetarëve dhe iu tha që të dendoncojnë krimin ” jo dokudo”, por në Prokurori. Ministri i Drejtësisë la të në kuptohej se “po denoncove në polici” u ktheve në viktimë të krimit…. Kemi kaq kohë që policia denoncohet si vendi i krimit. (Policia ka edhe fjalë të afërt me qytet, “polis”, sipas greqishtes së lashtë. Kjo të jetë arsyeja e fundit pse “polisi” përqëndron krim?)

Në një mijë mënyra vërtetohet se vetë ne, ditur a pa ditur, po ushqejmë krimin dhe po e joshim nga periferia për në qendër.

Çfarë po na ndodh kështu? Krimi po rrethon Qytetin!? Ky do të ishte fundi.

Etiketa: DanteferriFrrok ÇupiGestapokrimiPanairi i PunësQendraQytetiRrathëtSigurimiVirgjili

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Simeone mbërrin në Milano

Simeone mbërrin në Milano

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com