Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së fundmi, pasi akuzohet për dhunë ndaj xhaxhait të tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panahor, Mallakastër. Policia njofton se gjatë konfliktit shtetasi L. T ka goditur me grushte xhaxhanë e tij me iniciale P. T., 70 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.