Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje.
Në pranga është vënë 47-vjeçari që dhunoi vëllain e tij për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale A. C., 47 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, Dibër, i cili, sipas njoftimit nga policia për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, i identifikuar me iniciale L. C., 59 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje, ndërsa policia pritet të zbardhë detaje pas marrjes në pyetje të të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.